PD: Rama ti përgjigjet akuzave për korrupsion

Sipas deputetit Eduart Halimi, zoti Rama ka zgjedhur heshtje dhe ka frike t’i pergjigjet akuzave për korrupsion me lejet.
“Heshtja e Mr.20% për gjobat mbi lejet e pallateve për qytezën “Edvin and Tan Lepri” në afërsi të digës së Liqenit; heshtja prej varri mbi 20% e përvetësuar në çdo leje, prej 12 vitesh;heshtja ndaj akuzave të ndërtuesit Dodë Doçi për gjobën 20%,heshtja ndaj akuzave të ndërtuesit Dine Fratëri për 1milion dollarë gjobë;heshtja ndaj akuzave të medias për gjysmë milion m2 ndërtim;heshtja për sipërfaqen që disponon nga 4 mijë apartamente në qytezën “Edvin and Tan Lepri”; Heshtja për 100 milion euro, vetëm nga një zhvillues, me dokumenta e prova; E gjitha ulëret frikshëm për ty, Edvin Kristaq Rama. Zoti Rama, kam një ftesë të thjeshtë, dil nga kutia, bëhu i gjallë, përgjigju, dil e bëj transparencën e kutisë së Leprit. Ky lepri i ri miliarder nuk ha vetëm bar, ky ha pemë, ha lulishte, parqe e çdo gjë të gjelbër të qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Halimi.