Meta, tur vizitash në Amerikën Qendrore

Zv. Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta nisi sot një tur vizitash zyrtare në disa vende të Amerikës Qendrore. Këto shënojnë vizitat e para të një Ministri të Jashtëm të Shqipërisë në historikun e marrëdhënieve dypalëshe me këto vende.
Në këtë kuadër, z. Meta do të vizitojë Republikat e Guatemalës, Salvadorit dhe Hondurasit me qëllim nxitjen e dialogut politiko-diplomatik me këto vende.
Një aspekt shumë i rëndësishëm i kësaj vizite do të jetë lobimi për njohje të reja për Republikën e Kosovës, pas Opinionit Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe përgatitjet për fillimin e punimeve të Sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.