E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Bashkëshorti s'ka biznes në energji


Pas deklaratës së PS-së se ministrja e Integrimit ka gënjyer për kunatin dhe burrin e saj ka reaguar sërish Bregu nëpërmjet zëdhënëses. Në reagimin e saj, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu shprehet se që bashkëshorti i saj nuk ka asnjë biznes në fushën e energjisë. " Mia Internacional është një kompani italiane për pastrimin qyteteve dhe riciklimin e plehrave. Kjo kompani nuk ka funksionuar kurrë, pasi ka një status pezull nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit", deklaron Bregu. Sipas saj "Mia Internacional" është regjistruar në qershor të vitit 2009 dhe në tetor të po këtij viti është vërtetuar nga QKR se bashkëshorti i Bregut është tërhequr.

Ministrja i ka kërkuar Ramës të përgjigjet për abuzimet e tij dhe akuzat e rreme ndaj saj në Prokurori. " S'kam fshehur asgjë në deklaratën time të pasurisë",nënvizon ministrja .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›