E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Akuzat për lidhje me McGonigal, Berisha publikon foton e Ramës me Dorian Duçkën

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga Procesi i Rithemelimit, Sali Berisha vijon akuzat për Kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin e tij , Dorian Duçka për lidhjet me ish-zyrtarin e lartë të FBI të arrestuar, Charles McGonigal. Kreu demokrat ka publikuar në rrjetin social Facebook një foto Kreut të qeverisë dhe këshilltarit të tij Dorian Duçka, gjatë vizitës së tyre në Kiev. 

“Rama me këshilltarin e tij Dorian Duçka në Kiev!  Ps. Personi në cep majtas me shishe në dorë është famozi Dorian Duçka”, shkruan Berisha.

Berisha ka kërkuar më herët hetimin e lidhjes së kryeministrit Rama dhe ish-zyrtarit të lartë të FBI-së. Berisha ka deklaruar se duhet të hetohen të gjitha takimet që McGonigal ka zhvilluar me kreun e qeverisë, pagesat dhuratë që i janë dhënë nga këshilltari i Kryeministrit, Agron Neza dhe nga Dorian Duçka, teksa e cilëson këtë të fundit si këshilltarin e plotfuqishëm të Ramës. Kreu demokrat akuzoi ndër të tjera Duçkën për lidhje me eksponentë të fuqishëm të trafikut të drogës, kartelin Sinaloa.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›