E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat për mashtrim bankar, gjykata lë të lirë biznesmenin Ajdin Sejdia

ajdin-sejdiaKukës- Biznesmeni Ajdin Sejdia është liruar sot nga Gjykata e Kukësit, pas përfundimit të afateve të paraburgimit për akuzën e pavërtetuar të mashtrimit bankar.

Pas kërkesës së Prkokurorisë, Gjykaka e Kukësit pushoi çështjen kundër tij dhe e la të lirë. Prokuroria tha se në Shqipëri nuk ka asnjë çështje penale kundër Ajdin Sejdisë.

Sejdia u arrestuar vetëm një muaj e gjysmë më parë për llogari të Interpolit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Emiratet e Bashkuara për mashtrim bankar.

62-vjeçari Hajdin Sejdia, thuhet se është liruar vetëm pak ditë më parë, pas skadimit të masës së sigurisë 40 ditë dhënë nga Gjykarta e Kukësit më 17 prill.

Në këtë kohë nuk kishte mbërritur dosja për ekstradimin e tij drejt Emirateve Arabe. Më 15 prill të këtij viti, një person që dyshohej se ishtë Hajdin Sejdia u ndalua nga policia e Kukësit pas një urdhëri të ekzekutuar nga policia e këtij qarku për llogari të Interpolit. Shtetasi sipas një burimi jo zyrtar ka një identitet tjetër, i quajtur Avni Sejdia, ndërkohë që ka dyshime të forta se bëhet fjalë pikërisht për Hajdin Sejdinë, biznesmenin e famshëm nga Kosova, i cili u bë shumë i njohur dhe i lakuar për disa vite edhe në Shqipëri.

gropa-e-sejdise

Sipas një burimi policor, i dyshuari si Hajdin Sejdia, është në kërkim nga Emiratet e Bashkuara për mashtrim bankar, por nuk jepët asnjë e dhënë tjetër për shkak të asaj që policia e konsideron si sekret hetimor. Nuk saktësohet se sa është shuma për të cilën biznesmeni kërkohet, pasi policia e ka ndaluar atë thjeshtë për llogari të Interpolit. Personi që dyshohet se është Hajdin Sejdia ishte duke udhëtuar nga Shqipëria për në Kosovë.

Në Tiranë emri i Hajdin Sejdisë u bë vecanërisht i njohur për ‘betejën’ me autoritetet për një sipërfaqe trualli pranë Pallatit të Kulturës që më pas mori emrin ‘Gropa Hajdin Sejdisë’, sipërfaqe kjo që ndodhet tek lulishtja aktuale pas Pallatit të Kulturës dhe që ishte blerë nga Hajdin Sejdia pothuajse 18 vjet më parë për të investuar ndërtimin e një hoteli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›