Një tjetër bionde pranë Oscar Pistorius
TIRANE-Mediat e huaja shkruajnë se një tjetër bionde ka hyrë në jetën e Oscar Pistorius. Nuk është dashuri, të paktën për momentin, por punë, duke qenë se vajza e re është ndihmësja e tij personale, e re dhe e bukur.
Quhet Claudia Viljoen 24-vjeç, e cila e njeh Oscar prej shumë kohësh dhe po punon me të si në nivelin fizik edhe mendor, në vilën e xhaxhait të atletit afrikano-jugor. Ajo po e ndihmon në stërvitje atletin paraolimpik, ndërsa ky i fundit po përballet me seancën gjyqësore pasi akuzohet se vrau me dashje të dashurën e tij, Reeva Steenkamp.
“Claudia dhe Oscar ushtrohen bashkë çdo mëngjes, janë vërtet miq të mirë. Edhe ajo si e gjora Reeva ka pas pasur karrierë si modele, ndërsa është zgjedhur edhe “Miss Korriku” në një konkurs të zhvilluar në vendin e saj”, shprehet një mik i afërt i Oscar.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO-Një tjetër bionde pranë Oscar Pistorius