Princ Harry shpëton ushtarin Gay, nga ‘dhuna’ e shokëve
BRITANI- Që princ Harry është shumë i lidhur me miqtë e tij ushtarët ky nuk përbën lajm, por ajo që ka rënë në sy kohët e fundit dhe ka ngjallur debat është se ai ka dalë në mbrojtje të të drejtave të gay-ve.
Mediat britanike kanë publikuar së fundmi rrëfimin e James Wharton, 26-vjecarit, i cili ka qenë shok ushtrie me princin gjatë një shërbimit stërvitor në vitin 2008 në Kanada.
James nuk do e harrojë kurrë takimin e tij me Princ Harryn, i cili ka e shpëtuar nga një sulm me shkopinj nga disa oficerë ushtrie, pasi këto të fundit kishin zbuluar se ai ishte gay dhe nuk e pranon këtë fakt megjithëse në Britani ekziston ligji i cili lejon që gay të kryejnë shërbimin ushtarak.
‘Homoseksualët janë pranuar në radhët e ushtrisë britanike në fillim të vitit 2000”, rrëfen 26-vjecari në biografinë e tij të bërë publike pak ditë më parë.
‘Por, ligji kishte akoma rrugë për të bërë, dhe këtë e kuptova pak vite me vonë kur u gjenda krejt papritur në një spital të Londrës, pasi më kishin zhdëpur me shkelma dhe grushte”, vijon ai.
Takimi i James me princ Harryn ndodhur gjatë stërvitjes ushtarake në Kanada, ku ata kishin lidhur dhe një miqësi të ngushtë mes tyre, sipas rrëfimit të 26-vjecarit, i cili ka bërë publike për mediat që edhe pse Harry e dinte se ai ishte gay, një fakt i tillë nuk i kishte bërë përshtypje madje i kishte thënë se ai ishte një ikone e homoseksualëve.
James bëri me dije se dhuna ndaj tij u nxit pasi një ditë vendosi ti rrëfente shokëve të tij një histori dashurie me një ushtar. 26-vjecari tha se për pak minuta lajmi u përhap në të gjithë kampin dhe 6 oficerë i rrethuan duke i kërkuar llogari pse kishte përhapur fjalë.
‘Mua më zuri paniku dhe mendova se do më vrisnin kur papritur u shfaq Harry”.
“OK do i jap fund marrëzisë dhe këtij turpi, njëherë e përgjithmonë”, citohet te ketë thënë princi.
Pas paralajmërimit të tij, 26-vjecari tha se askush nuk guxoi ta shqetësonte më.
(e.m/BalkanWeb)