E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Kukësit liron Ajdin Sejdinëakuzohej për mashtrim në Emirate

KUKES - Gjykata e Rrethit të Kukësit ka lënë të lirë, biznesmenin kosovar Ajdin Sejdia, i cili u arrestua për llogari të Interpolit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Emiratet e Bashkuara për mashtrim bankar.

Vendimi eshte marrë pasi mungon kërkesa e ekstradimit si dhe akuza e ngritur nga shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe ndërkohë që në Shqipëri ky shtetas nuk figuron që të ketë probleme me drejtesinë apo të jetë në procese hetimore për ngjarje që lidhen me veprat kriminale. Pë këtë arsye gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhersëem nga qelitë e paraburgimit në Kukës të biznesmentit Ajdin Sejdia.

Ai u arrestua mbrëmjen e 16 prillit nga Policia e Kukësit, për llogari të Interpolit në pikën kufitare të Morinës; rezulton si person i njohur dhe më parë për autoritetet e drejtësisë pasi është ekstraduar nga autoritetet zviceriane për llogari të Interpol Tirana, pasi akuzohej për mashtrim në shuma të konsiderueshme monetare ndaj shtetasve shqiptarë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›