E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat per pasurine e Rames vijne nga Kuvendi jo nga selia blu

Pas opinionit të së enjtes e premtja dhe e shtuna për Laura Vorpsin ishin ditë pushimi.
Askush nuk doli para medias në selinë blu, por jo se demokratët hoqën dorë nga akuzat ndaj kryesocialistit Edi Rama. Përmes deputetit Osman Metalla ata e akuzuan Edi Ramën nga kyesia e Kuvendit për deklarim të rremë apo dhe mungesë transparence për pasurinë e tij.
“Rilindësi Edvin, jeton në Shqipërinë ku thotë se nuk është i varfër, por refuzon të bëjë publike pasurinë pasi siç thotë "në këtë çështje është i ndjeshëm".
Për të, faturat tatimore bankare nuk janë detyrime ligjore; Ato janë detyrim vetëm për qytetarin e thjeshtë.
Për të njëjtat arsye "ndjeshmërie", ende sot nuk deklaron pasuritë e së ëmës dhe të birit, detyrim që i buron nga ligji. Por edhe ata si familjarë të rilindasit Edvin nuk kanë punë me ligjin. Deri ne vitin 2004, thjesht ka refuzuar te deklaroje pasurinë e tij. Në vitin 2005 e në vazhdim, deklaron vetëm borxhe, madje ne ditën me të mire, borxhliu Edvin deklaron jo me shumë se rreth 3 mije Euro pasuri. Ne vitin 2011 karta e tij e kreditit, rezulton me minus 242 euro. Nuk ka shtëpi, edhe pse vetëm gjate mandatit te fundit ne Bashkine e Tiranes ka dhëne mbi 500.000 m2 leje ndërtimi, te gjitha për "rilindasit" e tij.”- deklaroi Metalla.
Në deklarimin e pasurisë ka probleme edhe ne trungun familjar të Edi Ramës.
“Jeton gjithashtu ne Shqipërinë ku një familje "mesatare" si ajo e zonjës Linda Basha, ka mundësi te të fale 100.000 euro, e me tej akoma, i mbeten edhe mbi 1 milonë euro për te ndërtuar "modestisht" një pallat... E gjitha kjo, duke u marre ekskluzivisht me mësimdhënie dhe "pune shkencore"- vijoi ai.
Osman Metalla tha se për këto arsye Edi Rama nuk ka moral të flasë për Rilindje dhe ai nuk mund të jetë një rilindas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›