E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi i tronditur nga sherri mes Stramaconit e Kasanos

Kohë të vështira tek Interi i Milanos dhe jo vetëm për shkak të rezultateve apo lojës së skuadrës. Një sherr i rëndë ka ndodhur mes trajnerit Andrea Stramaçoni dhe njërit prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, Antonio Kasano.
Të dy kanë pasur një debat të ashpër pas stërvitjes, ku nuk munguan provokimet dhe u arrit deri tek kontakti fizik. Gjithçka do të kishte degjeneruar shumë më keq nëse nuk do të kishin ndërhyrë lojtarët e tjerë dhe pjesëtarët e stafit teknik.
Pritet që presidenti Masimo Morati të luajë rolin e ndërmjetësuesit dhe të vendosë paqen mes të dyve, ose t’i japë një zgjidhje tjetër kësaj situate.
Nga ana tjetër, vetë Morati po mendon për ta shitur Interin pas rreth 18 vitesh si president dhe pronar i klubit. Besohet se ai ka shpenzuar rreth 700 milionë euro për skuadrën, ndërsa ka fituar 5 tituj kampion në Itali dhe dy Liga të Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›