E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizren Kosova e Shqiperia marreveshje per forcat ushtarake

FSK-ja e Prizrenit është bërë gati.
Edhe kreu i saj politik nga Prishtina, Agim Ceku po ashtu.
Ky vendosi ta presë në qytetin e lashtë, homologun e tij shqiptar, Arben Imami.
Për këtë të fundit janë rezervuar nderimet më të larta.
Dy ministrave iu mjaftuan vetëm 10 minuta kohë në një takim të përbashkët, për të dalë më pas në foltore, ku treguan cila ishte arsyeja e kësaj ngjarjeje.
Marrëveshja, e cila po thuhet se është me standarde të NATO-s, u vlerësua fort edhe nga mysafiri.

Vizita e Imamit në Kosovë vjen në një moment specifik për të. Prandaj, ceku, u tregua i kujdesshëm ta shënojë këtë gjë.

Kreu i mbrojtjes shqiptare tha se është i kënaqur që vizitën e fundit në këtë post po e zhvillon në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›