Akuzat për trafik dhe përgjime, Imami sot në Komisionin e Sigurisë
Tiranë- Ministri i Mbrojtes Arben Imami pritet të paraqitet sot në Komisionin e Sigurisë lidhur me akuzat e ngritura nga Partisa Socialiste për trafik armësh dhe përgjime të paligjshme.
Ndërkohë ditën e hënë pavarësisht se opozita ka kërkuar disa herë paraqitjen e ministrit Imami në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë dështoi pasi zoti Imami nuk u paraqit. Mësohet se anëtarët e Komisionit janë lajmëruar me SMS se mbledhja do të shtyhej për ditën e mërkurë për shkak të axhëndës së ngjeshur të ministrit Imami.
Seanca dëgjimore e Imamit është ofruar nga vetë ministri i cili tha në senacën e fundit plenare se është i hapur të dalë para komisionit dhe ti japë shpjegime pyetjeve të opozitës lidhur me aktivitetin e institucionit që ai drejton.
Jam i gatshëm për çdo temë nga pesë temat jam i gatshëm edhe pesë ditë rrjesht të paraqitem përpara këtij komisioni. Opozita kërkon konflikt mes palëve, nuk do tja jap këtë kënaqësi. Duhet të zbatohet ligji. Kontroll për buxhetin bën parlamenti, KLSH, jam i gatshëm për informacione. Kam çuar me dhjetra përgjigje për pyetjet që kanë hapur. Por në dyert e ministrisë së Mbrojtjes nuk hyhet jashtë ligjit as sot dhe as nesër- tha Imami nga Kuvendi.
Ndërkohë kryeministri dy ditë më parë në një bashkëbisedim me gazetarët tha se sa i takon akuzave për përgjime nga SHIU për qëllime partiake të bëra nga PS, kjo është një sindromë e zotit Edi Rama e theksoi se ushtria shqiptare është institucion i depolitizuar dhe zbaton rregullat.
Është një shpifje njëlloj si e para kjo e dyta bazohet në syndromin obsesiv të njeriut që çdo mëngjes kthen përmbys kolltuçët se mos i kanë vendosur ndonjë përgjues bashkëpunëtoret e tij- tha zoti Berisha lidhur me akuzat e ngritura nga selia rozë se Ministria e Mbrojtjes nuk lejon kontrollet parlamentare dhe se SHIU përdoret për qëllime partiake.
/IDEA/