E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështimet diplomatike, opozita siriane kërkon veprime ndërkombëtare

Siri- Këshilli Kombëtar i Sirisë, grupi umbrellë opozitar kyrsor në vend, i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të vazhdojnë të kërcënojnë me sanksione qeverinë siriane.

Thirrja erdhi pas një takimi mes presidentin rus Vladimir Putin dhe të dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Annan që dështoi për të prodhuar ndonjë përparim mbi një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit në Siri.

Rusia ka mbështetur regjimin e Assad që nga fillimi i kryengritjes 16 muaj më parë dhe kundërshton çdo masë që përfshin ndërhyrje të jashtme në Siri.

Bassam Kodmani, kreu i marrëdhënieve me jashtë në Këshillin Kombëtar të Sirisë tha: ‘Ne kurrë s’kemi mbështetur skenarin libian sepse e dimë që është i kushtueshëm. Dhe ky është mesazhi ynë për ato vende, në veçanti për Rusinë që ka bllokuar një vendim të Këshillit të Sigurimit. Sot një rezolutë nën kapitullin 7, nga perspketiva jonë është mënyra më e mirë për të shmangur një zgjidhje ushtarake në Siri’.

Teksa diplomacia po vijon të dështojë, luftimet vazhdojnë në kryeqytetin Damask me forcat opozitare që raportojnë se sulmet vijnë nga helikopterët qeveritarë. Që nga Marsi 2011 kur nisën protestat pro demokracisë në Siri, OKB raporton se mbi 16 mijë njerëz kanë humbur jetën, mes tyre shumë gra dhe fëmijë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›