E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç, zyrtarisht lojtar i PSG

—-Nga Rozalb Lika—-

Ka marrë fund telenovela Ibrahimoviç. Suedezi është lojtar i PSG-së dhe ka nënshkruar një kontratë 3- vjeçare për 13 milion euro neto në sezon. Dje në mbrëmje Ibra mbërriti në kryeqyetetin francez. Sot është parashikuar të kryehen edhe vizitat mjeksore si dhe prezantimi zyrtar në orën 16:00.

Kështu merr fund edhe një seri e gjatë diskutimesh për vlerën e pagës së suedezit. Ibrahimoviç kërkoi të përfitojë sa më shumë nga ky transferim nga Milani por arriti deri në shifrën 13 milion euro në vit.

Në e arritëm marrëveshjen, Ibrahimoviç është një nga lojtarët tanë. Është një nder i madh për PSG të marrë një lojtar të tillë që mund të ndryshojë gjithçka-u shpreh i lumur Leonardo.

Ndërkohë në Paris nuk ka një festë të madhe për ardhjen e Ibres. Ai është një hap i madh për përmisimin e cilësisë së skuadrës por i mungon personaliteti i duhur në arenën ndërkombëtare. Ish-sulmuesi i Milanit është blerja e tretë në harkun e dy ditëve pas Tiago Silvës dhe Verratit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›