E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat per trafik organesh caktohet prokurori per hetimin e Thacit

EULEX misioni europian qe eshte ne Kosove publikoi emrin e prokurorit te ri ne nje deklarate per shtyp duke nenvizuar se prokurori John Clint Williamson ishte caktuar per te drejtuar grupin e hetimit per te gjithe ceshtjen.

Williamson do te shikoje me ne detaje akuzat e bera nga ish prokurori zviceran Dick Marty ne nje raportim per Keshillin e Europes qe u be per here te pare publik ne dhjetor vetem pak dite pasi partia e Thacit ishte shpallur fituese ne zgjedhje.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci

Dokumenti qe ka vene ne siklet pervec Kosoves edhe SHBA dhe Bashkimin Europian supozon se qeverite perendimore e dine shume mire aktivitetin kriminal te kryeministrit Thaci dhe lidereve te tjere te Kosoves por mbyllnin nje sy per kete ceshtje.

Hashim Thaci akuzohet se ka urdheruar personalisht vrasjet burgosjet ilegale dhunen dhe pyetesoret ne rolin e nje komandanti guerrillas kunder Serbise ne 1998-2000. Ne raport thuhet se Thaci ka qene edhe vete present ne disa nga keto krime.

Ne periudhen pas luftes raporti supozon se Thaci dhe te besuarit e tij ideuan dhe kryesuan grupet e pastrimit te parave kontrabandes se cigareve dhe trafikut te droges prostitucionit dhe trafikut te organeve njerezore ne160 Kosove.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Senatori zviceran dhe investigatori i KE Dick Marty

E gjithe trupa nderkombetare ne Kosove dhe qeverite e SHBA dhe aleateve te tjere ne menyre te padiskutueshme e kane dokumentimin e ketyre krimeve tha zvicerani Dick Marty para Keshillit te Europes.

Prokurori qe do kryesoje akuzen Williamson eshte aktualisht nje keshilltar drejtesie per sekretarin e Pergjithshem te OKB-se Ban Ki-moon. Ai gjithashtu ka qene nje i derguar i SHBA per krimet e luftes ne Irak si dhe ka qene ne misionin e OKB ne Kosove nga 2001 deri ne 2002.

Williamson nga 1994 deri 2001 ka qene nje prokuror ne gjykaten nderkombetare te Drejtesise ne Hage dhe ka patur nje rol mjaft aktiv ne akuzat kunder ish liderit jugosllav Slobodan Milosevic.

Autor DPA/A Armellini/ DW A Borici

Redaktoi A Verbica

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›