Kush duhet ti marre parate e Gaddafi-t dhe kur

Se sa miliarda para ka cuar jashte vendit Gaddafi gjate 42 vjeteve ne pushtet kjo asnjehere nuk do te mund te sqarohet perfundimisht. Sipas perllogaritjeve mund te jene 80 deri ne 150 miliarde dollare. Te pakten nje pjese e kesaj pasurie mund te gjendet dhe te pezullohet. Tani Keshilli Tranzitor i Libise kerkon qe keto para te kthehen ne vend. Per Markus Kaim kjo eshte nje kerkese legjitime. Ai drejton grupin e studiuesve per sigurine prane fondacionit Shkenca dhe Politika. Por Kaim nuk mendon se mund te arrihet shume nese parate e Gaddafi-t paguhen tani shpejt160 Mjetet financiare nuk jane ne kete moment me e rendesishmja per rindertimin e Libise. Nga njera ane ne Libi kemi te bejme me nje vend te pasur per shkak te burimeve natyrore te naftes dhe te gazit nga ana tjeter shume me te rendesishme per rindertimin ne javet e ardheshme jane dy kerkesa te tjera krejt te ndryshme pikerisht vendosja e sigurise dhe zhvillimi i institucioneve politike.160
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Markus Kaim ekspert prane Fondacionit SHkenca dhe Politika ne Berlin
Parate nevojiten urgjentisht dhe ato i takojne popullit
Krejt ndryshe mendon Hamadi El-Aouni docent per Politike dhe Shkence ne Freie Universitt te Berlinit. Sipas tij parate e Gaddafi-t prej kohesh duhej t i kishin kaluar qeverise se tranzicionit Keshilli i Tranzicionit prej kohesh ka pasur nevoje per para. Ka pasur veshtiresi per te paguar nepunesit dhe punetoret per financimin e kostove per furnizme te nevojshme etj. Pra une mendoj se kjo duhet te vihet ne levizje sa me shpejt dhe pa pengesa.160
Parate duhet te vihen sa me shpejt te jete e mundur ne dispozicion per ndihmat veren me tej El Aouni Libia vuan nga mungesa e aparaturave mjekesore furnizimi mjekesor madje ka mungesa edhe ne personel dhe mungojne medikamentet. Spitalet e Libise duhet te furnizohen me gjithcka te domosdoshme kjo duhet bere sa me pare.
Bildunterschrift Hamadi El-Aouni docent per Politike dhe Shkence ne Frei Universitt te Berlinit
Qeverite ne boten e jashtme kane interesat e tyre
Deri tani OKB-ja ka liruar 15 milirde dollare nga pasuria e Gaddafi-t. Keto para ishin pezulluar me pare ne SHBA. Edhe Italia ka deklaruar nderkohe se do tu vere rebeleve ne dispozicion160 sa me shpejt te jete e mundur 350 milione euro. Por kjo nuk behet pa qellim veren Markus Kaim nga fondacioni i Berlinit Shkenca dhe Politika Ne rastin e Italise apo te qeverive te tjera qellimi eshte ne radhe te pare qe te armatosen per diten e ores zero ne Libi sepse shume kontrata ketej e tutje duhet te negociohen nga e para.160 Keto kontrata kane te bejne pikerisht me sektorin e nxjerrjes se naftes dhe gazit ne Libi ku me te drejte qeverite shpresojne qe firmat e naftes te vendeve te tyre te jene pjese e ketyre marreveshjeve.160
Perse ngurron BE-ja
Ne te kundert BE-ja deri tani vazhdon te jete e ngurte me lirimin e miliardave te Gaddafi-t. Se perse kete e shpjegon Joachim Hrster anetar i Komisionit te Jashtem parlamentar dhe ekspert per Lindjen e Mesme ne Bundestag parlamenti gjerman Mund te jete qe vertete ne sektore te caktuar jane te nevojshme parate si p.sh. per te garantuar ushqimin e popullsise per te blere ushqime e ndoshta edhe per te vene ne dispozicion energjine. Por pika kyce qe duhet sqaruar eshte ne fakt nese ka ne Libi institucione te cilat mund ti perdorin si duhet parate. Kesaj i duhet dhene fillimisht pergjigje e me pas duhet pare e duhet bere.
Brenda BE-se nderkohe po verifikohet nese vertete mund tu lihen parate me ndergjegje te qete rebeleve ne dore. Kete argument nuk do ta pranoje Hamadi El-Aouni sepse tek e fundit sipas studiuesit te politikes parate i perkasin popullit libian Duke perjashtuar disa shtete afrikane Keshilli Kombetar i Tranzicionit eshte pranuar si i vetmi perfaqesues legjitim i popullit libian ne mbare boten ndaj popullit i takon kjo e drejte. Ajo qe mund te behet eshte qe keto para te mos administrohen vetem prej Keshillit te Tranzicionit por ndoshta edhe nga nje komision i OKB-se detyra e te cilit do te ishte te mbikqyre shpenzimet dhe administrimin e ketyre parave.
Sa realiste eshte mbikqyrja nderkombetare e parase ne Libi
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shefi i Keshillit te Tranzicionit ne Libi Mustafa Abdul Xhalil
Parlamentari gjerman Joachim Hrster eshte skeptik Jo qeveria do te ishte e mbingarkuar edhe sikur aleatet e NATO-s te flisnin tani per rindertimin e Libise me nje gjuhe dhe te kujdeseshin qe te vepronin me procedura te miratuara as ne nje rast te tille nuk mund te garantohet qe paraja gjithmone do te shkoje ne vendin e duhur.
Markus Kaim ka dyshim nese do te mund te kishte efekt nje strukture nderkombetare mbikqyrese Me te drejte libianet do te terheqin vemendjen se ata e kane bere dhe fituar vete revolucionin dhe nuk do te duan ndoshta ti nenshtrohen asnje diktati perendimor duke hapur dosjet e llogarive te tyre dhe duke iu nenshtruar mekanizmave te kontrollit. E perse duhet ta bejne ata kete
Pikerisht per kete arsye edhe shume qeveri duan te presin ende me pagesat e parave. Te pakten derisa te mbulohen pagesat e OKB-se. Kete qendrim ka edhe qeveria gjermane. Me te drejte sic argumenton edhe deputeti kristiandemokrat Joachim Hrster Sigurisht do te ishte e drejte nese do te kishte nje rezolute te OKB-se sepse atehere padyshim do te ishte e qarte qe ne perputhje me te drejten nderkombetare parate duhej ti160 jepeshin udheheqjes se re te Libise. Ne rast te kundert nje gje e tille do te ishte e dyshimte. Ndaj une kam mirekuptim per kete kusht.
Autor Thomas Latschan / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Lindita Arapi