Akuzat,PS: Vokshi të zbardhë rolin e së motrës

Partia Socialiste vazhdon t'i kërkojë sqarim publik kryeministrit Sali Berisha, lidhur me akuzat për korrupsion ndaj disa zyrtarëve të lartë të maxhorancës.
Deputetja Olta Xhaçka, në deklaratën e saj për mediat ngriti pikëpyetje mbi rolin e motrës tjetër Vokshi, e cila sipas saj, ka pasur pozicion të rëndësishëm në Ministrinë që i ka dhënë Albana Vokshit gjashtë hidrocentrale me koncesion.
"Cili është roli i motrës tjetër Vokshi, Mimozës, e cila kur Arjan Tartari dhe Albana Vokshi merrnin 6 hidrocentrale, punonte si drejtoreshë e privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë, që ka ushqyer me kaq shumë bukë lepurushi Arjan Tartarin dhe Albana Vokshin?
Së dyti, deputetja socialiste i kërkoi kryeministrit Berisha, se si e shpjegon faktin se nga gjithçka që i quan investime të mëdha, dalin në fakt lepujt e mëdhenj të korrupsionit qeveritar në dëm të ekonomisë shqiptare.
Ajo premtoi se "Partia Socialiste do të vazhdojë me publikime të reja të provave dhe fakteve të këtij korrupsioni.