E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramos: Nuk jemi inferiorë ndaj Barcës


Sergio Ramos ka këmbëngulur se Real Madridi nuk është ekip inferior ndaj Barcelonës, ndërsa pohon se qëllimi i Los Blancos për këtë sezon është i thjeshtë - të fitojnë gjithçka.

"Barcelona nuk është e padukshme. Ata kanë demonstruar në vitet e fundit se ata janë ekip i madh dhe tani për tani janë një nga më të mirët, por ne nuk ndjehemi inferiorë ndaj tyre dhe ndaj askujt tjetër".

"Ne jemi ekip me aspirata për të fituar të githa trofetë e të gjitha garave. Natyrisht, ne do të luftojmë ndaj Barcelonës dhe ndaj të gjithëve që do të na dalin përpara", tha Ramos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›