Konkurs për rehabilitimin e sheshit "Nënë Tereza"
Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës , kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe ambasadori italian në vendin tonë Saba D'Elia kanë prezentuar iniciativen së bashku për sheshin "Nënë Tereza" , e cila synon rehabilitimin e kësaj qendre. Shumë shpejt do të shpallet konkursi ndërkombëtar për idetë projektuese për rikonstruksionin arkitektonik të sheshit "Nënë Tereza" dhe sheshit "Italia". Ky konkurs ku mund të marin pjesë arkitekt të huaj, por dhe shqiptar bëhet në kuadrin e nje projekti të financuar nga kooperacioni italian për zhvillim.
Ndërkohë amabasadori italian Saba D'Elia u shpreh se ky projekt është i rëndësishëm për Tiranën dhe se konkursi duhet të mbyllet brenda vitit 2010 , për të respektuar kështu dhe vitin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.
Kjo konferencë e cila i paraprinë konkursit për rehabilitimin e sheshit "Nënë Tereza" , u mbajt pikërisht sot në kujtim të Nënë Terezës.