Mbyll punimet konferenca, Turdiu: Reformim shërbimit të jashtëm

Ka mbyllur punimet dy ditore Konferenca e Ambasadorëve, ku merrnin pjesë ambasadorët shqiptarë nëpër botë.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ, Gazmend Turdiu tha se në konferencë u ra dakord për reformimin e shërbimit të jashtëm me qëllim forcimin e punës së ambasadorëve.
Ai tha gjithashtu se një tjetër çështje e rëndësishme ishte përshpejtimi i integrimit europian dhe pritshmëria për heqjen e vizave për shqiptarët brenda vitit."Po ashtu u diskutua situata në rajon dhe roli i Shqipërisë për të ndihmuar në rritjen e numrit të shteteve që njohin Kosovën. U debatua edhe për rolin e Shqipërisë për stabilitetin e paqen në rajon", theksoi Turdiu.
Konferenca e thirrur nga kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm Meta nisi punimet dje.