Akuzë e re për Stros Kahn, nga prostituta belge
FRANCË- Një tjetër akuzë për përdhunim vjen në drejtim të ish-kreut të FMN-së Stros Khan. Një prokuror Francez ka urdhëruar hapjen e nje hetimi paraprak lidhur me pretendimet se ish-kreu i FMN-së, Dominik Stros Kahn është përfshirë në një tjetër përdhunim në Uashington.
Akuza vjen nga një prostitutë belge e cila pretendon se është përdhunuar në grup në dhjetor të vitit 2010, mes të cilëve ishte edhe ish-kreu i FMN-së. Zyra e prokurorit në Paris bëri të ditur në një deklaratë shtypi se po hetojnë lidhur me akuzat se Dominik Stros Kahn mund të ketë qënë i përfshirë në një tjetër akt përdhunimi gjatë një feste në një hotel në Uashington në kohën kur ai mbante detyrën e kreut të FMN-së.
Stros Kahn i ka hedhur poshtë akuzat duke theksuar se është viktimë e një fushate denigruese.
(el.me/News24/BalkanWeb)