E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohej për vrasjen e të shoqes, lirohet Ilia Basho

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga burgu të shtetasit Ilia Basho, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Eleni Basho. Sipas vendimit të Gjykatës lirimi i tij u bë pasi sipas trupit gjykues, Prokuroria e Tiranës nuk ka paraqitur prova të mëtejshme ku të vërtetohej autorsia e tij në krim, ndërsa i është dhënë masa detyrim paraqitje.
 

Basho ndodhej në paraburgim prej tre muajsh, pasi ishte akuzuar nga Prokuroria për vrasjen e të shoqes Eleni Basho me 12 shkurt të këtij viti në Shkozë.
Ai u arrestua 25 ditë pas vrasjes së Elenit e cila u vra pranë shtëpisë së saj nga një vrasës profesionist.
 

Ndërkohë që i dyshuari për pagesën e vrasësit dhe organizimin e eleminimit ishte pikërisht bashkëshorti i viktimës Ilia Basho.
Më datën 7 Maj Gjykata e Apelit ka dhënë masën arrest me burg për të duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës.
 

Ndërkohë avokati mbrojtës insiston në pafajësinë e klientit të tij duke u shprehur se ndryshimi i masës së sigurisë do shqyrtohet në shkallët më të larta të gjyqësorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›