E Shtunë, 31 Tetor 2026

ODIHR: Numërimi elektronik jo diskriminues, duhet të përdoret gradualisht

TIRANË- Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), përsërit qëndrimin kundër përdorimit të teknologjive të reja të votimit në zgjedhjet e ardhshme, duke arsyetuar se është ende herët. 

Thomas Rimër zëdhënësi i ODIHR në një komunikim për gazetarin Arbër Hitaj në News24, sqaron qëndrimin e zyrës qëndrore në Poloni se në raportet e zgjedhjeve e mëparshme është rekomanduar që teknologjitë e reja të votimit, përfshirë numërimin elektronik të votave, duhet të implemetohen në mënyrë graduale, hap pas hapi dhe jo e gjitha menjëherë. “Këtë këshillë e kemi paraqitur në mënyrë konsekuente në takimet tona me partitë politike në Shqipëri, përfshirë edhe në tryezën e zgjeruar për cështjet zgjedhore që u mbajt në muajin mars, por edhe në vizitat e ekspertëve. 

I pyetur në lidhje me arsyet e këtij rekomandimi përfaqësuesi i ODIHR sqaron “ky rekomandim nuk është specific për ndonje shtet të vecantë, por në përgjithësi është një praktikë që ODIHR u rekomandon gjithë shteteve pjesë e OSBE-së , pa asnjë lloj diskriminimi. Nga partitë e mëdha politike ende nuk ka ardhur ende një qëndrim përfundimtar nëse do pranohet ose refuzohet ky rekomandim i ODIHR".
(el.me/News24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera PSD-PDS kundër ODIHR për numërim elektronik Nesër afati  fundit i komisionit te reformës zgjedhore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›