E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi, nis gjyqi ndaj snajperistit anti-emigrant

Suedezi Peter Mangs, ka deklaruar se nuk është fajtor për vrasje dhe vrasje në tentativë pas një serie të të shtënave në Suedi.

Dyzet vjeçari bëri deklarimin në fillim të procesit gjyqësor në Malme, qyteti i tretë më i madh në Suedi.

Ai akuzohet se ka kryer një dyzinë sulmesh në qytetin jugor në vitin 2009 dhe 2010, dhe për dy vrasje në vitin 2003.

Shumica e viktimave të tij kishin prejardhje të huaj.

Prokurorët kanë treguar para gjykatës dy pistoleta, për të cilat thanë se ishin në pronësi të Mangsit, një jelek luftarak që përdorej për bartjen e thikave si dhe dëshmi për municionin e gjetur në apartamentin e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›