E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rohan Nuk duhen bisedime te vecanta per veriun e Kosoves

Ambasadori Albert Rohan ish zevendes i krye negociatorit te Kombeve te Bashkuara per statusin e Kosoves Martti Ahtisari i tha Zerit te Amerikes se ceshtja e veriut te Kosoves nuk duhet te jete pjese e ndonje procesi te vecante negociatash por ajo mund te debatohet ne kuader te bisedimeve aktuale Kosove - Serbi. Ne nje interviste dhene korrespondentit tone ne Prishtine Besim Abazi zoti Rohan tha se veriu duhet te integrohet ne Kosove ne baze te planit te zotit Ahtisaari i cili siguron nje shkalle te larte te veteqeverisjes se komunave me shumice serbe.

Albert Rohan Kjo ceshtje i ka dy aspekte. Moszbatimi ne veri qe eshte nje ceshtje e vecante ndersa ne pjesen tjeter te vendit eshte zbatuar gjeresisht. Ka disa gjera qe duhet te behen posacerisht ne ceshtjen e gjuheve perkatesisht perdorimin e gjuhes serbe ne shenjat topografike dhe gjera te tilla. Pra ka disa gjera qe duhet te behen por ne pergjithesi jam i kenaqur.

Zeri i Amerikes Po te kishit mundesi te rishqyrtonit planin a do te ndryshonit ndonje gje

Albert Rohan Ne permbajtje jo. Dhe eshte interesant se askush nuk e ka kritikuar thelbin e planit. Ai eshte ne themelin e pavaresise se Kosoves dhe per kete arsye nuk eshte pranuar nga disa posacerisht nga komuniteti serb. Mirepo madje as ata nuk i kritikojne dispozitat. Pra plani ne vetvete eshte shume i mire.

Zeri i Amerikes Ambasador koheve te fundit po diskutohet mundesia e negociatave te reja per zgjidhjen e ceshtjes se veriut te Kosoves ceshtje kjo e cila ishte pjese e planit tuaj por qe nuk eshte zbatuar. A mendoni se Kosova do te duhej te hynte ne nje proces te ri negociatash per kete ceshtje

Albert Rohan Jo nuk mendoj ashtu. Per mua statusi i veriut nuk mund te diskutohet. Veriu i Kosoves duhet te ri integrohet ne strukturat administrative e ligjore te Kosoves dhe plani i Ahtisaarit duhet te zbatohet. Une kundershtoj ndarjen autonomine rajonale per dy arsye. E para thjeshte nuk eshte  e arsyeshme te kete dy lloje te komunitetit serb nje qe do te kete autonomi rajonale dhe nje tjeter qe nuk do ta kete ne pjesen tjeter te vendit. E dyta autonomite rajonale nuk jane te nevojshme meqe plani i Ahtisaarit siguron te gjitha te drejtat e domosdoshme per komunitetin serb qe te administrojne punet e tyre ne nivelin komunal. Ata mund te bashkepunojne me komunat tjera dhe mund te krijojne asociacionin dhe kjo nuk eshte nje dispozite qe ne e kemi shpikur por eshte e mbeshtetur ne Karten e Keshillit te Evropes per veteqeverisjen lokale. Pra te gjitha komunat mund te krijojne asociacionin politik dhe te bashkepunojne me njera tjetren prandaj autonomite rajonale nuk jane te nevojshme.

Zeri i Amerikes Por cila mendoni se eshte zgjidhja per veriun

Albert Rohan Plani i Ahtisaarit. Veteqeverisja komunale e parapare ne plan. Jam i sigurt se do te arrijme atje. Ka mjaft rezistence nga njerezit qe nuk kane interes per normalizimin e situates. Pjesa veriore eshte rajon i mungeses se ligjit. Ato elemente kriminale qe kane mjaft ndikim ne udheheqjen politike nuk kane interes. Mendoj se duhet menjanuar hap pas hapi ato elemente dhe duhet biseduar me qytetaret ne veri per ti bindur ata per aspektet pozitive te planit Ahtisaari te cilin ata do ta pranojne sikurse edhe pjesetaret tjere te komunitetit serb.

Zeri i Amerikes A po bene Prishtina mjaft per ti bindur ata qe te pranojne kete plan dhe rrjedhimisht edhe institucionet e saj

Albert Rohan shte mjaft e veshtire dhe kete duhet ta pranojme. Ju e dini qe UNMIK-u nuk ishte ne gjendje qe per tete vjet te vendose kontrollin ne veri. Pra eshte me lehte te thuhet sesa te behet Nga pikepamja ime ky eshte nje projekt kombetar. Qasja ne veri duhet te ushtrohet nga qeveria nga autoritetet zyrtare por po ashtu edhe nga partite politike partite opozitare shoqeria civile mund te luaje nje rol mjaft te dobishem po ashtu misionet nderkombetare duhet te perfshihen dhe mos harroni serbet qe nuk jetojne ne veri te lumit Iber. Ata po ashtu kane interes qe veriu te integrohet dhe te mbetet pjese e Kosoves dhe ata mund te luajne nje rol te dobishem. Une e shoh kete si nje projekt kombetar qe kerkon kohe qe duhet te zbatohet hap pas hapi dhe eshte koha qe te hidhen nismat dhe qe nje projekt i tille te shtyhet perpara me ritem te shtuar.

Zeri i Amerikes Cili duhet te jete roli i Beogradit ne kete proces

Albert Rohan Beogradi qartazi eshte faktor ne veri ai ushtron ndikim dhe financon prandaj ne disa aspekte duhet biseduar me Beogradin. Tashme ka nje dialog me Beogradin dhe mendoj se ai duhet te shfrytezohet per te zgjidhur disa ceshtje te caktuara. Ta zeme krimin nderkufitar qe eshte nje ceshtje me rendesi per Beogradin dhe Prishtinen. Te dyja palet po humbin para nga taksat e doganat. Pra ka nje interes te perbashket. Kjo eshte nje ceshtje qe mund te diskutohet ne bisedime. Nese deshironi te eliminoni krimin duhet te keni kontroll kufitar. Nuk eshte logjike nga ana e Serbise qe te lejohen rruge alternative perreth vendkalimeve kufitare. Ato duhet te mbyllen. Apo tash kur zgjedhjet lokale qe u mbajten ne dy komuna veriore u cilesuan te paligjshme edhe nga Prishtine dhe Beogradi. Pra pse te mos diskutohet rruga e menjanimit te strukturave te tilla dhe zevendesimi i tyre me ato te zgjedhura ne menyre te ligjshme. Pra ka nje varg gjerash qe nuk ka nevoje te kete bisedime te reja te posacme politike. do ceshtje teknike ne kete konflikt ka ngjyrime politike. Dhe cdo ceshtje politike ka rrjedhoja praktike. Pra tashme ka nje dialog qe mund te zhvillohet ne nivele te ndryshme dhe nuk ka arsye qe gjithmone te jene aktore te njejte. Mund te kete nivele me te larta politike nese eshte e nevojshme por duhet te shfrytezohet dialogu aktual dhe te diskutohen ceshtjet qe kane te bejne me veriun.

Zeri i Amerikes Ju sapo permendet dialogun aktual te ndermjetesuar nga BE-ja. fare mendoni se do tu sjellin keto bisedime te dyja paleve posacerisht Kosoves duke pasur parasysh edhe pervojen tuaj me negociatat per statusin

Albert Rohan Para se gjithash eshte me mire te bisedohet sesa te mos bisedohet prandaj gjithmone jam ne favor te bisedimeve. Jane ceshtjet si njohja e diplomave shkollore regjistrat kadastral e ata civil qe nuk duhet te paraqesin problem. Menaxhimi i kufirit per mua eshte nje nga aspektet me te rendesishme. Pati nje marreveshje e cila ende nuk eshte zbatuar. Nese pas rifillimit te bisedimet qe pritet te ndodhin pas krijimit te qeverise se re ne Beograd me ndihmen e Bashkimit Evropian fillon zbatimi i menaxhimit te kufijve do te jete nje hap shume i madh perpara per Kosoven e mbase edhe per Serbine per te siguruar nje kontroll te frytshem te kufijve. Pra duhet bere perpjekje per zbatimin e saj ndonese zbatimi nuk po behet si duhet per shkak te pales serbe mirepo Kosova e ka Bashkimin Evropian si partner ne kete aspekt dhe besoj se se bashku do te arrijne rezultate konkrete.

Zeri i Amerikes Ambasador a eshte Kosova ne rruge te mire drejt proceseve te integrimeve euroatlantike

Albert Rohan Per fat te keq ajo eshte mjaft mbrapa vendeve tjera te rajonit. Jane dy ceshtje qe kane perparesi. shte liberalizimi i vizave qe thjeshte eshte e papranueshme qe Kosova eshte i vetmi vend ne rajon qe nuk e ka fituar ate. Kjo tashme eshte ne proces dhe shpresojme se deri ne fund te viti gjerat do te levizin. eshtja tjeter eshte se procesi i stabilizim asocimit filloi edhe ne Kosove. Por gjerat jane te ngadalshme dhe nuk eshte faji i Kosoves por i Bashkimit Evropian dhe posacerisht faj i faktit te pakuptueshem se pese vende ende nuk e kane njohur Kosoven. Por pres qe gjerat te perparojne. Ju keni minister te afte te ceshtjeve evropiane e te puneve te jashtme por edhe miq te Kosove qe po ushtrojne trysni. Ju e dini se edhe ne Rezoluten e fundit te Parlamentit Evropian qartazi eshte shprehur mbeshtetja per perfshirjen e Kosoves ne procesin e anetaresimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›