Akuzohen per vrasje tre te kerkuar mberrijne nga jashte

TIRAN- Tre persona te akuzuar per krimin e vrasjes dy nga te cilet te ne gjykim u ekstraduan dje nga zyra e Interpol Tiranes nga Belgjika Italia dhe Anglia. Gezim Gazmir Halitaj 42 vjec nga Laci Laurant Cakollari 37 vjec nga Korca me banim ne Tirane si dhe Gezim Muji 36 vjec nga Shkodra u ekstraduan dje perkatesisht nga Belgjika Anglia dhe Italia.
Gezim Halitaj 42 vjec i njohur edhe me emrin Gazmir Halitaj eshte i akuzuar dhe denuar nga organet e drejtesise per nje vrasje te dyfishte te dy kusherinjve te tij Gani dhe Ajet Halitaj. Sipas hetimeve te kryera nga polica dhe prokuroria e me pas sipas vendimit te kesaj te fundit Halitaj eshte denuar se ne vitin 1993 ka vrare kusherinjte e tij bashkepronare te nje biznesi te nj pike inerte ne fshatin Gurez te Lacit mbi lumin Mat.
I ekstraduari i djeshem sipas Policise eshte arratisur nga burgu ne vitin 1997 ndersa vuante denimin me 25 vite per akuzen e vrasjes se dyfishte. Halitaj i njohur nga policia e Lacit edhe me emrin Gazmir Haliti u arrestua nga policia belge ne qytetin Aalst nje muaj e gjysme me pare. Ai ishte i regjistruar ne kete vend me emrin Bashkim Ademi si qytetar shqiptar me shtetesi maqedonase.
Krimi per te cilin eshte arrestuar ne Belgjike Halitaj mesohet se ka ndodhur me 14 korrik te vitit 1992 ne fshatin Gurez te Lacit per motive pronesie. Sipas njoftimit te djeshem te Policise se Shtetit nga grindja e Gezim Halitajt Sokol dhe Perparim Halitaj kane pasur nje grindje me Gani e Ajet Halitajn kusherinj te tyre.
Shkak per grindjen mesohet te kete sherbyer nje konflikt mes personave per pronesine e pikes se perpunimit dhe te prodhimit te inerteve.
Te dy palet pretendonin se trualli ne te cilen ishte ndertuar punishtja ishte me teper pjese dhe prone e tyre se sa e pales tjeter. Ne grindje e siper mes tyre Haliti ne ate kohe 24 vjec eshte shkeputur dhe me nje arme gjahu shotgan ka qelluar drejt kusherinjve te tij qe ishin pala kundershtare qe pretendonin truallin.
Nga te shtenat e armes sipas burimeve te policise mbeten te vdekur ne vend kusherinjte e tij Gani Halitaj dhe Ajet Haliti. Pas ngjarjes policia arrestoi te dyshuarin kryesor te ketij krimi.
Pas disa muajsh hetimi te prokurorise dhe te procesit gjyqesor te zhvilluar ne Gjykaten e Krujes Halitaj u denua me 25 vite burg. Me 11 janar te vitit 1993 Gjykata e Krujes mori vendimin final per te duke i dhene denimin per krimin per te cilin e akuzonte prokuroria. Ne vitin 1997 Halitaj Haliti braktisi burgun ku vuante denimin dhe u largua jashte vendit deri sa u arrestua pak muaj me pare nga policia belge ne qytetin Aalst te Belgjikes.
Nderkaq i ekstraduari i dyte eshte Laurant Cakollari 37 vjec eshte arrestuar nga Policia Londineze Scotland Yard kater vite me pare ndersa ishte ne listen e te kerkuarve si i dyshuar per vrasjen e Adriatik Banos ne vitin 1998 ne rrugen e Durresit prane pallatit te Sportit Asllan Rusi.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur per motive parash pasi sipas hetuesve Bano i kishte dhene nje veture mikut te tij per ta shitur ne Shqiperi. Pasi ka shitur veturen e mikut te tij ai nuk i ka dhene parate dhe te dy ata jane konfliktuar deri sa Bano eshte vrare.
Ekstradimi i tij ne drejtim te Shqiperise eshte shoqeruar me debate ne gjykaten angleze ndersa Cakollari pretendonte se ne Shqiperi rrezikohej te vritej. Ne te kundert avokati i te akuzuarit Agim Tirana kishte argumentuar ne gjykate se klienti i tij nuk kishte qene ne Shqiperi ne kohen e krimit.
Aktualisht procesi ndaj Cakollarit eshte rikthyer ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne kryeqytet pas vendimit te Gjykates se Larte pas argumentimeve te Tiranes per klientin e tij. Prokurori i ceshtjes Altin Dumani kishte kerkuar 25 vite burg per krimin e dyshuar te kryer nga Cakollari.
Shkodrani Muji akuzohet se vrau per hakmarrje
I kerkuari per vrasje per motive hakmarrjeje ne vitin 2001 ne Shkoder ekstradohet nga Italia nga Interpoli disa muaj pas arrestimit te tij nga Policia Italiane ndersa akuzohet per vrasje me paramendimi.
Gezim Muji 36 vjec nga Shkodra mberriti ne pranga dje ne aeroportin e Rinasit pasi ishte shpallur ne kerkim per vrasjen e Vaid Mujaxhiut ngjarje e ndodhur me 22 qershor te vitit 2001 ne qytetin e Shkodres. Policia tha ne njoftimin e saj se Muji ishte shpallur ne kerkim nderkombetar me vendim te Gjykates se Shkodres ne me 25 prill te vitit 2008.
Ne kete kohe Gjykata e Shkodres kishte caktuar ndaj Mujit masen e sigurise arrest me burg si i dyshuar per konsumimin e veprave penale te vrasjes me paramendim dhe armembajtjes pa leje. Sipas njoftimit zyrtar te policise Muji akuzohet se me 22 qershor te vitit 2001 ne lagjen Partizani ne Shkoder ka vrare me pistolete Vaid Mujaxhiun.
Nga veprimet hetimore te kryera nga policia e Shkodres rezultoi se autori i krimit dyshohet te kete qene shtetasi Gezim Muji ne ate kohe 26 vjec. Policia sqaroi se vrasja kishte ndodhur per motive hakmarrje qe kishin mes tyre dy familjet. Policia italiane me 5 maj te vitit 2009 arrestoi me qellim ekstradimi drejt vendit tone i shtetasit Gezim Mujin ndersa ai rezultonte ne listen e te kerkuarve te autoriteteve shqiptare te drejtesise.