Ekzekutohet biznesmeni dyshohet vrases me pagese

KURBIN - Ekzekutohen me arme zjarri dy vete ne nje lokal te nje pike karburanti ne ane te superstrades Lac - Tirane ne Fushe-Mamurras. Viktimat jane Ndoc Zima 48 vjec dhe Vlash Gjeci 46 vjec te dy nga qyteti i Lacit.
Dyshohet se autori ka qene vrases me pagese dhe se objektivi ka qene Ndoc Zima nderkohe qe Gjeci ishte mik i tij dhe shoqerues ne momentin kur ka ndodhur ngjarja. I shokuar personeli i lokalit ka bere te ditur se autori ishte nje person qe ka hyre qetesisht ne lokal dhe eshte larguar po ne menyre te tille nga aty. Policia eshte njoftuar menjehere per ngjarjen dhe ka mberritur ne vendin ku ndodhi vrasja.
Nga te dhenat e para mesohet se Ndoc Zima 48 vjec i martuar dhe me dy femije kishte rreth tre vjet qe ishte kthyer nga Italia ku kishte jetuar qe pas viteve 90. Pergjate kesaj kohe ai kishte hapur edhe nje lokal ne qender te qytetit te Lacit ku edhe jetonte dhe sipas te njohurve te tij ka bere nje jete normale pas kthimit nga emigrimi e nuk ka pasur asnje problem.
Nderkohe viktima tjeter Vlash Gjeci ishte i aferm i tij dhe mesohet se per nje periudhe te gjate ka qene truproje e nje biznesmeni ne qytetin e Lacit. Ky i fundit sipas policise nuk ka pasur precedente penale dhe nuk dihet te kete pasur as ndonje problem te meparshem qe te kete krijuar nje konflikt te tille.
Si rrjedhoje hetimet jane perqendruar me se shumti tek viktima Ndoc Zima dhe tek e kaluara e tij ne Itali. Sipas burimeve nga policia dyshohet se ia ka pasur probleme me drejtesine italiane dhe se emri i tij ka qene i perfshire ne nje grup te denuar per vrasje dhe shfrytezim prostitucioni. Gjithsesi nga ana e policise ende nuk eshte dhene nje variant zyrtar lidhur me kete vrasje.
Deklarimi i deshmitareve se nje djalosh i ri ka hyre ne menyre te qete si klient dhe ka qelluar me pistolete ndaj dy personave duke i vrare dhe pa u lene mundesi reagimi con ne dyshimin e nje vrasjeje gjakftohte. Autori eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes me nje automjet me targa te huaja duke lene ne lokal 7 gezhoja dhe dy te vdekur. Viktimat jane transportuar ne morgun e spitalit te Lacit.