E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garda e Republikes kerkoi nga policia moslejimin e protestes se djeshme

TIRAN- Komandanti i Gardes se Republikes Ndrea Prendi tashme nen hetim per pasojat e demonstrates se 21 janarit me ane te nje shkrese zyrtare i ka kerkuar Drejtorise se Policise ne kryeqytet ti refuzoje lejen opozites se bashkuar per te protestuar ne bulevardin Deshmoret e Kombit me pretendimet se protesta do te jete e dhunshme.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te ministrise se Brendshme dhe atyre prane policise se shtetit ku keta te fundit i kane kthyer pergjigje negative komandantit te Gardes duke e njoftuar se opozites i eshte miratuar kerkesa per leje.


Komandanti i Gardes se Republikes gjeneral Ndrea Prendi me ane te nje shkrese zyrtare i eshte drejtuar drejtorit te Policise se Qarkut Tirane z.Sajmir Mucaj qe te refuzoje kerkesen lejen per zhvillimin e protestes se opozites.


Kete kerkese komandanti Prendi e kishte argumentuar mbi bazen e informacioneve te siguruara nga Garda se protesta do te ishte e dhunshme-thuhet nga burimet e policise.


Drejtoria e Policise se Qarkut ne Tirane i eshte pergjigjur me nje shkrese percjellese kerkeses se Komandantit te Gardes se Republikes duke njoftuar se leja e opozites ishte miratuar dhe drejtoria e policise ka marre masat e nevojshme.


Ne ndihme te policise se Tiranes kishin ardhur efektive te shumte te policise nga rrethe te ndryshme duke perfshire ketu edhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte FNSH-se.


Sipas policise jane angazhuar rreth 3 mije efektive te forcave te rendit qe ishin pozicionuar stacionuar per rreth kryeministrise dhe Kuvendit. Ne planin e masave eshte urdheruar qe te gjithe te kishin te vendosur ne menyre te dukshme mjetin e identifikimit te policise.


Ne planin e masave jane angazhuar edhe rreth 34 agjente policie te cilet kishin per detyre te filmonin me kamera levizjet- thuhet nga burimet e policise. Pas sjelljes sakandloze te policise se shtetit ne 21 janar gjate dites se djeshme te gjitha veprimet e policise jane monitoruar nga drejtues te misioneve policore ICITAP dhe PAMECA qe asistojne ne Shqiperi policine e vendit.

Lajmerimet per dhune jane pretenduar nga Garda dhe Ambasada Amerikane ne menyre te perseritur por gjate protestes se djeshme nuk eshte regjistruar asnje incident.


Prokuroria Ish-zv.ministri do te thirret pas heqjes se imunitetit te Priftit


TIRAN- Prokuroria e Pergjithshme njofton ishzv. ministrin e Energjetikes Leonard Beqiri i cili pak dite me pare dha doreheqjen nga detyra se do te thirret per te dhene shpjegime pasi Kuvendit i Shqiperise te shprehet per kerkesen e heqjes se imunitetit te deputetit Dritan Prifti.


Sipas prokurorise hetimet ndaj zv.ministrit Beqiri vazhdojne pasi ai nuk eshte
i mbrojtur nga imunitetit dhe ne momentin qe do te vleresohet i nevojshem do te thirret per tesqaruar poziten e tij. Nga ekspertimi teknik i kryer ndaj provave materiale te dorezuara nga deputeti Dritan Prifti ka rezultuar se ne to ekziston dhe nje video e cila ishte fshire dhe qe eshte rikuperuar nga eksperti.


Kjo video eshte e dates 11.03.2011 dhe ne te jane regjistruar dy persona njeri nder te cilet eshte ish-ministri i METE-s Dritan Prifti dhe ish-zv.ministri i tij Leonard Beqiri-thuhet nder te tjera ne kerkesen e Prokurorise.


Garda e Republikes hesht per skandalin e makines se Prendit

Garda e Republikes i eshte shmangur dje pergjigjes per publikun lidhur me skandalin e makines me te cilien leviz shefi i Gardes e cila rezulton e vjedhur dhe me targe te falsifikuar nga vete Prendi.


Makina eshte bllokuar si e trafikuar ne 14 tetor 2010. Ka targen CY 520 C me numer shasie P1ZZZ9PZ6LA54164. Kreu i Gardes jo vetem leviz me te por i ka mbivendosur edhe targat e nje BM-je duke konsumuar vepren penale te falsifikimit te dokumentave. Shekulli e ka ndjekur dhe fotografuar kreun e Gardes gjate levizjeve te tij me kete makine ne Tirane. Materialet u botuan dje ne Shekulli.

Ministria e Mbrojtjes hesht per abuzimet ne repartin e Zallherit

Ministria e Mbrojtjes i eshte shmangur dje pergjigjes qe i detyrohen publikut lidhur me shnderrimin e repartit te Zallherit ne nje poligon zbavitjeje per zyrtaret e larte te shtetit. Ajo ka dhene nje No koment ne linje telefonike nderkohe qe zyrtari pergjegjes per median tha se kishte patur nje problem familjar dhe nuk ishte paraqitur dje ne pune.


Reparti ushtarak i Zallherit repart ushtarak i nje vendi qe konsiderohet vend ne NATO eshte kthyer ne poligonin sportiv te zbavitjes se ministrave dhe qeveritareve. Dhe sjelljes prej ordineresh pa lidhje me staturen e shtetarit i shtohet edhe nje e dhene dramatike.
Arma e preferuar del MP5 arma me te cilen jane bere vrasjet e 21 janarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›