Akuzohet për ngacmim seksual, dorëhiqet ministri francez

Georges Tron, i cili mohon akuzat, theksoi se po jep dorëheqjen pasi nuk dëshiron të kthehet në një barrë për qeverinë.
Dorëheqja e ministrit francez të Shërbimit Civil vjen pak kohë pas arrestimit të Kreut të FMN-së, Dominik Stro-Kan për një akuzë të ngjashme.
Njëra nga akuzueset theksoi se ishte inspiruar nga akuzat që i janë bërë Stros-Kanit. “Kur pashë që një pastruese e thjeshtë hoteli mund të denoncojë Dominik Stros-Kanin, thashë me vete se nuk kam të drejtë të qëndroj në heshtje”, theksoi gruaja e quajtur Laura për “Le Parisien” duke shtuar se “Edhe gra të tjera mund të vuajnë atë që kam vuajtur unë. Unë do t’i ndihmoj ato. Ne duhet ta thyejmë heshtjen”.
Ndërsa një komunikatë e lëshuar nga zyra e Kryeministrit, Francois Fillon, thekson se Tron ka vendosur interesin e përgjithshëm para atij personal dhe se dorëheqja nuk do të thotë se ai është i fajshëm.
/Start/F. Prroni/
2011-05-29 15:47