Të pengohet dalja e paligjshme e kapitaleve shqiptare

Reagimi i Konfederatës së Industrisë erdhi për shkak të njoftimeve të institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë greke për vazhdimin e gjendjes tepër të vështirë ekonomiko-financiare të vendit fqinj për vitin 2011.
Për këtë arsye, Konfindustria kërkon zbatimin me rreptësi të ligjeve në fuqi nga Qeveria, Banka e Shqipërisë dhe sidomos Shërbimi Informativ Shtetëror.
“Gjithashtu duhen ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme për bërjen të mundur të shtimit të të hyrave financiare nga jashtë në ekonominë kombëtare, ku përmendim para së gjithash zbatimin në kohë të shpejtë të Faljes Fiskale në fuqi për qytetarët shqiptare me banim brenda dhe jashtë vendit përfshi edhe Greqinë”, theksoi Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë.
Sipas tij, nëse ndërmerren një sërë veprimesh institucionale dhe ligjore, “është plotësisht e mundur, që ekonomia shqiptare jo vetëm të mos preket nga kriza në Greqi, por edhe të përfitoje ndjeshëm në afatgjate nga kriza e vendit fqinj në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptare”. /S.Lleshi/Start/
2011-05-29 11:20