Akuzohet për përdhunim, burg pa afat për 18-vjeçarin
Durrës- Gjykata e Durrësit ka shqyrtuar rastin e rrëmbimit e përdhunimit të një minoreneje në Shijak ditën e dielë dhe ka caktuar si masë sigurie, arrest me burg pa afat për 18 vjeçarin E. Smoqi, ndersa për 14-vjeçarin që bashkëpunoi ka lënë si detyrim paraqitjen në gjykatë sa herë të paraqitet nevoja.
Gjyqi i tyre është bërë dy ditë pasi 18-vjeçari nga Shijaku dhe 14 vjeçar A.Domi janë akuzuar për marrje peng të një vajze dhe përdhunimin e saj.
Viktima e përdhunimit mësohet se nuk ka qenë në sallën e gjyqit, ndërsa të akuzuarit për këtë vepër penale janë përfaqësuar nga avokatët që kanë marrë përsipër çështjen e tyre.