"Basha", Prokuroria i drejtohet Gjykatës Lartë
Tiranë-Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të marrë çështjen e Lulzim Bashës. Përmes një shkrese organi hetimor nga ana tjetër i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës të lëshojë moskompetencë ligjore për këtë shqyrtim. Kërkesa e prokurorisë vjen pas asaj të avokatit të Bashës për pezullim të hetimeve.
Sipas Prokurorisë kërkesa e ministrit Basha mund të gjykohet vetëm nga Gjykata e Lartë si i vetmi organ i drejtësisë që ka kompetencat ligjore për ta bërë një gjë të tillë, për shkak të statusit të të pandehurit Lulzim Basha si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Mbrojtësi i ish-ministrit të Transporteve i dorëzoi Gjykatës së Tiranës kërkesën penale ku kundërshton zgjatjen e afateve të hetimit ndaj klientit të tij , duke e cilësuar të paligjshme.