Dhjetë dhuratat idiote të vitit, nga zogu i pulës deri tek golfi në tualet
Disa ide për dhurata për personat që vertetë mund të bëjnë gjithçka?
Atëherë çfarë mund të themi rreth riparimit të nderresave ose ndoshta rreth shprehjes së Barak Obamas “Yes We Can”?
Faqja stupid.com e cila pretendon të gjejë nje dhuratë idiote te vërtetë zbulon listën me 10 top budallallëqet e vitit 2008. Ky vit mund të ketë qenë një vit i keq për ekonominë por ka qenë një vit i madh për budallalleqet thotë administratori i stupid.com.
Pra cila është lista e budallallëqeve të këtij viti në stupid.com
1- Britma e zogu të pulës, Lodra më e mërzitshme e botës:
Kjo pulë gome nuk kakaris, por çirret.
2. Shpërndarja e pasurisë 2008, Zbukurimet e Festave:
Kjo pemë zbukuruese lajmëron se zbukurimi që ka qenë aty është hequr dhe i është dhënë dikujt që ka më shumë nevojë. Zbukurimi i Festave të Shpërndarjes do t’i bëjë të ditur të gjithëve që ju do shpërndani pasurinë, pavarësisht doni apo jo ta bëni.
3. Mini Kitara:
Ky version në miniaturë e lojës së famshme mezi arrin gjatësinë 15 cm, por gjithsesi arrini të riprodhoni këngët e “Queen”, “Cheap Trick”, “Nirvana” dhe “The Police”.
4. Oturaku i Golfit:
Pse të humbisni kohën në tualet, kur mund ta përdorni atë për t’u bërë gati? Oturaku i Golfit përmban gjithçka që keni nevojë për një lojë emocionuese golfi, pa u larguar nga vendi, duke përfshirë një tapet jeshil rreth tualetit, fushë të vogël golfi, flamurin dhe dy topa golfi.
5. Karamele me shije “Wasabi”:
Këto ëmbëlsira të fuqishme të vogla ofrojnë një shpërthim të fortë “ëasabi”. Çuditshmërisht, çamçakëzi është në fakt, i shijshëm.
6. Paisje për riparimin e mbathjeve të meshkujve:
Në këtë ekonomi të trazuar, mos hidhni mbathjet e vjetra, por rregullojini me Paisjen e Riparimit të Mbathjeve të Meshkujve. Kjo paisje e dobishme, e lirë ofron gjithçka që duhet për t’i kthyer mbathjet tuaja të shëmtuara në një formë të paraqitshme.
7. Hapësja Obama “Yes We Can”:
Çdo zgjedhje nxjerr produkte interesante, por kjo duhet të jetë më idiotja. Për fansat e Obamës, hapësja “Yes We Can”, e gjetur gjatë periudhës së fushatës së tij, mund të jetë një thesar.
8. Kravata “Si të lidhim një kravatë”:
Akoma po mundoheni me kravatën tuaj? Kjo kravatë e hijshme ka të qepura udhëzime për lidhjen e saj në pjesën e përparme. Thjesht ndiqni skicën prej gjashtë hapash dhe do dukeni rrezatues si Xhorxh Kluni për pak sekonda.
9. Kalendari i Jashtëqitjes së Qenit 2009:
Çdo muaj paraqet një panoramë të jashtëzakonshme, ose një tablo marramendëse, por diku në çdo fotografi, ka një jashtëqitje qeni. E shpifur? Pa dyshim, por kontrasti ndërmjet fotografisë së bukur dhe jashtëqitjes është i mrekullueshëm.
10. Ora alarm me kërcimtare në tub:
Kur bie alarmi, fillon muzikë kërcimi dhe ndizen drita diskoje. Në të njëjtën kohë, një kërcimtare e bukur bjonde rrotullohet rreth një tubi, nën topin rrotullues të diskos.