Akuzohet per vrasje te dyfishte arrestohet 38-vjecari
Nje 38-vjecar shqiptar per te cilin ekzistonte nje mandat arresti nderkombetar se akuzohej per vrasje te dyfishte per nje vrasje te kryer ne Firence disa vite me pare eshte vene ne pranga ne Bordighera ne Imperia nga policia e qarkullimit rrugor dhe karabinieret pasi eshte ndaluar ne Aurelia per nje kontroll rutine. Ky shtetas i cili udhetonte me nje autoveture Y10 se bashku me nje bashkatdhetarin e tij qe u la i lire pas disa verifikimeve ka paraqitur nje pasaporte false bullgare. Pas nje kontrolli te imtesishem agjentet arriten ne zbulimin e identitetit te tij te vertete dhe e kane transferuar ne burgun me te afert ate te Sanremos. Sipas mediave italiane te cilat i referohen policise 38-vjecari Edmond Disha me origjine nga Durresi ndodhej ne Itali pa nje leje te rregullt qendrimi dhe ishte denuar mbi 27 vite 6 muaj dhe 10 dite burg per dy vrasjet te cilat dyshohet te kene ndodhur per motive pasionale. Policeve qe bene shoqerimin e tij per ne qelite e burgut mesohet tu kete thene Po e dija.