E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen dy shtetas kapen me 1000 grame heroine

Bllokohen dhe arrestohen dy shtetas nga karabinieret te cilet dyshohen si korriere droge. Dy shtetasve u eshte kapur nje sasi droge e cila ishte e destinuar per shperndarje ne tregun vendas. Behet fjale per dy persona me precedente te meparshem te cileve u eshte gjetur ne posedim 1000 grame heroine dhe disa grame hashash. Karabinieret kane bllokuar ne Talamona Cristian Paganonin 26 vjec nga Albosaggia murator dhe bashkemoshatarin e tij shqiptar Edmond Muca lindur ne Tirane dhe rezident ne Sondrio i papune me leje te rregullt qendrimi. Gjate kontrollit te tyre karabinieret kane sekuestruar edhe sasine e droges. Mesohet se shtetasi italian ka refuzuar ti nenshtrohet analizes per perdorim te droges.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›