E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhjete anije te mbytura Dhima hap tender te ri

Nxjerrja e ketyre anijeve te mbytura rrit koston per APD-ne njekohesisht ndikon ekonomikisht ne vendosjen ne pune te kalatave te Portit te Durresit per perpunimin e mallrave

Shkon ne dhjete numri i anijeve te kapaciteteve te ndryshme te cilat kane perfunduar te mbytura ne territorin e Portit detar te Durresit. Mati anije gjermane ishte anija e fundit qe ka pesuar fatin e keq duke u mbytur nga amortizimi i saj i plote pas nje aktiviteti mbi 55-vjecar ne peshkim. Ajo eshte mbytur ne oret e mengjesit te enjten e kaluar fatmiresisht pa shkaktuar deme ne njerez.

Mati ishte e ankoruar ne kalaten lindore ne Portin e Durresit per tu riparuar ndersa eshte mbytur per shkak te stuhise qe ka perfshire javen e kaluar gjirin e Durresit. Anija mbigjysmeshekullore ka qene ne gjendje te amortizuar teknike per shkak te kohes se gjate te perdorimit. Mati ishte prodhim gjerman e destinuar per vendosjen e minave ne det ne kohen e Luftes se Dyte Boterore dhe pas luftes mbeti ne Portin e Durresit. Informacione nga Prokuroria e Durresit tregojne se anija u permbyt gjate stuhise dhe motit te keq qe ka perfshire qytetin eshte anija e dyte qe mbytet per shkak te motit te keq brenda pak diteve ne te njejtin vend pas anijes Flob e cila doli nga uji ne nje operacion qe u kushtoi mijera euro pronareve te saj 72 ore me pare.

Mati eshte anija e dhjete qe perfundon ne basenin ujor te portit por cuditerisht pronaret e saj nuk kane per ta nxjerre jashte e per ta rikthyer serish ne gjendje pune. Nxjerrja e ketyre anijeve te mbytura rrit koston per APD-ne njekohesisht ndikon ekonomikisht ne vendosjen ne pune te kalatave te Portit te Durresit per perpunimin e mallrave.

Specialistet e APD-se deklaruan Kemi dyshime se mbytja e anijeve te reja behet per shkak te konkurrences dhe pronaret jane te detyruar te nxjerrin prej basenit anijet kundrejt disa mijera eurove. Anijet e mbytura nuk nxirren po lihen te fundosura ne fund te basenit nga pronaret e tyre duke bere qe kostoja te rendoje mbi Autoritetin Portual Durres te cilit kjo pjese e portit i eshte kthyer ne nje varreze masive anijesh te mbytura. APD ka kontaktuar me tri kompani te specializuara duke u kerkuar nxjerrjen e ketyre anijeve te mbytura ne basenin ujor. Jane 10 anije te tilla te tonazheve dhe permasave te ndryshme plus nje qe u mbyt kete mes jave.

APD ka kerkuar qe heqja te ishte me parametra zero nga ana e portit por ky projekt nuk u realizua pasi anijet e mbytura ne kalaten lindore kane nje kosto prej 900 mije eurosh qe te dalin nga baseni ujor dhe mbytja e cdo anije tjeter e rrit vazhdimisht shifren e parave. Nendrejtori i APD-se Bujar Dhima tha Anijet e mbytura te cilat zene nje hapesire te konsiderueshme kalate u parashikuan te hiqeshin me parametra zero dhe te shiteshin per skrap por qe te tria kompanite u terhoqen nga tenderi madje lane edhe garancine prej 5 milione lekesh secila. Kjo panorame nuk eshte aspak e kendshme. Per Portin e Durresit ne pjesen lindore te tij presim tenderin e ri.

Nje pjese e tyre jane te sekuestruara nga antikontrabanda apo edhe struktura te tjera por pavaresisht kesaj ato kane nje pronar legjitim i cili ne nje dite mund te kerkoje edhe pronesine. Pikerisht ketu ka mbetur ceshtja sepse duhet te rregullojme marredheniet me pronaret e tyre. Ne baze te nje projekti nxjerrja e ketyre anijeve ka nje fature prej 900 mije eurosh. Nxjerrja e anijeve nga baseni i portit kerkon vec te tjerash edhe bashkepunimin e prokurorise dhe gjykatave Autoritetit Portual Forcave Detare dhe te Kapitanerise se Pergjithshme te Porteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›