Akuzohet per vrasjen e gruas, i shtyhen afatet e paraburgimit
Kruje- Gjyqi ndaj 35 vjecarit Sefedin Doci, qe akuzohet per vrasjen e bashkeshortes se tij nje vit me pare, duke e deklaruar si veteflijim, eshte kthyer ne nje maratone te vertete. Edhe diten e djeshme Gjykata e Krujes ka shtyre seancen e radhes, pasi avokati i te pandehurit ka munguar serish. Por kete here, me kerkese te prokurores Sonila Domi, trupi gjykues ka shtyre afatet e paraburgimit, duke mos lejuar lirimin e te dyshuarit. Doci akuzohet se mbyti gruan e tij 24 vjecare, Fitneten pas keqtrajtimit per motive banale. Per kete ceshtje jane nen hetim vellai i te pandehurit dhe mjeku i fshatit Tapize, qe deklaroi pas keqyrjes se kufomes se behej fjale per nje vetevrasje. Ne seancen e djeshme, avokati i 35 vjecarit kishte derguar nje leter ku shpjegonte se ishte i angazhuar ne nje tjeter seance ne Gjykaten e Larte dhe nuk mund te gjendej ne Gjykaten e Krujes. Nisur nga mosparaqitja e avokatit, prokurorja e ceshtjes, Sonila Domi, ka kerkuar qe te pandehurit te mos i llogariten afatet e paraburgimit, pasi kerkesa e avokatit nuk eshte e shoqeruar me asnje dokument qe verteton pretendimet e tij dhe per me teper kjo ishte e dyta seance radhazi qe shtyhet per shkak te perfaqesuesit mbrojtes. Trupi gjykues ka miratuar kerkesen e prokurores se ceshtjes, duke vendosur mos llogaritjen e afateve te paraburgimit per Sefedin Docin, ndersa i ka kerkuar te arrestuarit qe nese avokati i tij nuk paraqitet atehere do te caktohet nje tjeter avokat.
Sefedin Doci, me 13 gusht te vitit 2007, akuzohet se ka vrare bashkeshorten Fitnete Doci, ne fshatin Tapize te Krujes. Familjaret deklaruan se 24 vjecarja vrau veten ne depresion, por gjate riekspertizes se kryer jane gjetur shenja dhune ne trup. Po keshtu nje dite para ngjarjes, viktima u kishte shkruar prinderve per situaten.