Thaci: Do t'i plotesojme kriteret per anetaresim ne BE
Axhenda per Integrimin Evropian eshte prioriteti kryesor per qeverine e Republikes se Kosoves. Deklarata eshte bere nga kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, dje ne konferencen per media, pas takimit te 15-te te Mekanizmit Percjelles te Stabilizim Asociimit. Qeveria dhe Komisioni Evropian kane mbajtur takimin plenar te Mekanizmit Percjelles te Stabilizim Asocimit, i cili eshte nje proces i rregullt i komunikimit te institucioneve te Republikes se Kosoves me strukturat e Bashkimit Evropian. Raporti i Progresit, sipas kryeministrit Thaci, eshte ne nje vije me interesat dhe angazhimet e Republikes se Kosoves per luften kunder korrupsionit, ngritjen e standardeve evropiane, sundimin e ligjit etj. "Komunikimi i rregullt dhe vleresimi i te arriturave ne Kosove nga ana e BE-se jane te mireseardhura dhe te domosdoshme per vendin tone. Ky bashkepunim trason rrugen me te shpejte dhe te sigurt drejt anetaresimit ne BE", ka thene ai. Thaci po ashtu ka bere te ditur se qeveria ka themeluar strukturat dhe mekanizmat, te cilat do te koordinojne procesin e integrimit evropian dhe ka shtuar se, qeveria do t'i perkrahe maksimalisht dhe ne menyre te vazhdueshme keto struktura dhe mekanizma. "Do te angazhoj gjithe kabinetin tim qeveritar dhe institucionet tjera per plotesimin e kritereve per anetaresim ne BE. Vete procesi i Integrimit Evropian eshte shume i rendesishem per ne, sepse gjate ketij procesi Republika e Kosoves perqafon parimet demokratike, rrit standardin dhe permireson jeten e qytetareve te saj", ka thene Thaci.
Autoritetet e sigurise ne shtetin e ri
Duke filluar nga data 9 dhjetor, ne Kosove, me uniforma te ndryshme, do te veprojne policia e Kosoves, policia e UNMIK-ut, ajo e EULEX-it, si dhe trupat e KFOR-it. Ketyre forcave pritet qe ne te ardhmen t'u shtohen edhe trupat e Forces se Sigurise se Kosoves, duke e cuar ne pese, numrin e autoriteteve te sigurise qe do te veprojne me mandate te ndryshme dhe ne zona te ndryshme ne territorin e Kosoves. Eksperti per ceshtje te sigurise, Nuredin Ibishi, nuk hedh poshte mundesine qe ne rast te zbatimit te planit gjashtepikesh te OKB-se per rikonfigurimin e pranise civile nderkombetare, lidhur me veprimet e mekanizmave te sigurise, te kete paqartesi te medha. Eksperti Ramadan Qehaja mendon se mund te kete perplasje te pergjegjesive ndermjet ketyre autoriteteve.