Grabitet me arme emigranti
Elbasan- Nje emigrant ne Itali eshte grabitur me arme, ne sy te nenes se tij ne qytetin e Elbasanit. Persona ende te paidentifikuar nga policia kane sulmuar mengjesin e dites se djeshme, E. H., 40 vjec, me banim ne lagjen "Emin Matraxhiu", duke i marre 900 euro dhe 15 mije leke qe mbante ne portofol, pasi me pare i vendosen armen te koka. Autoret kishin zene pusi ne nje vend te fshehte ne afersi te viles se autorit dhe e kane kercenuar per jeten, me arme sapo ai ka zbritur nga automjeti tip "Benz" me targe te huaj, Roma 6F 9556. E gjithe skena ka ndodhur ne prezence te nenes se emigrantit, D. H, e cila para oficereve gjyqesore, se bashku me te birin, kane rrefyer skenen e tmerrit qe kane perjetuar nen kercenimin e armeve.
Policia tha se grabitja ka qene e paramenduar, ndersa per shkak te erresires te dhenat e te demtuarit jane jo te mjaftueshme per autoret. Hajdutet jane pozicionuar ne erresire ne vendin e quajtur "Belebe" dhe kane pritur ardhjen e emigrantit ne banese. "Jam kthyer ne shtepi rreth ores 01:30 dhe gjendesha ne makine bashke me mamane time, ndersa ktheheshim nga nje vizite tek te afermit tane", mesohet se eshte shprehur 40 vjecari pas ngjarjes se rende. Sapo ka zbritur nga makina, pikerisht ne kohen kur po hapte porten e viles tre kateshe, ai eshte rrethuar nga grabitesit qe dyshohet se kane qene te pakten 3 persona. Ata e kane kercenuar se do ta vrisnin me arme, nese ai nuk do te dorezonte te hollat. "Me pas me kontrolluan duke me marre me dhune 15 mije leke dhe 900 euro qe kisha me vete. Nuk bera asnje levizje pasi i trembesha agresoreve", mesohet te kete thene gjate rrefimit i demtuari emigrant.
Nderkohe qe nena e tij ka perjetuar terror te vertete ndersa gjendej brenda ne mjet. Brenda pak minutash grabitesit jane zhdukur ne erresire. Per ngjarjen eshte lajmeruar edhe policia e Elbasanit. Seksioni Kunder Krimeve ndaj Prones ka filluar ceshtjen penale te "vjedhjes me dhune". Burime policore bene te ditur se me te marre kete informacion jane organizuar te gjitha sherbimet policore per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Oficere te policise gjyqesore kane marre deshmite e te demtuarit dhe te personave te tjere te ndodhur ne vendngjarje.
F.S.