E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara në PD, Olldashi: Ja avantazhet e mia. Basha: Të jemi të bashkuar

olldashi-bashaDurrës- Kandidatët për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi kanë zhvilluar sot takimet e fundit me anëtarët e kësaj partie, pasi nesër do të mbahen edhe zgjedhjet.

Basha është ndalur në Kavajë dhe në Durrës ku ka thënë se se vetëm të bashkuar, demokratët do të mund të kthehen shpejt në qeverisjen e vendit dhe vazhdimin e realizimit të ëndrrës evropiane të shqiptarëve.

Më lejoni të ndaj një rrëfim me ju! Që nga ditët e para, kur miq, dashamirë, njerëz që duan të më shohin si kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre pyesnin: – Kë ke në Durrës, kë ke në Vlorë, po në Shkodër kë kemi, në Korçë kë ke, po në Gjirokastër kë kemi!? Dhe përgjigjja ime ka qenë vetëm një: – Në Durrës, në Korçë, në Shkodër, Gjirokastër, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë kam dhe kemi Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë e Sali Berishës, partinë e Azem Hajdarit. Vetëm kështu, të bashkuar, vëllezër dhe motra, do të nisim një rrugëtim të fuqishëm, për rikthimin sa më shpejt në krye të asaj që na takon, destinacionit tonë historik, të asaj që presin shqiptarët prej nesh, udhëheqjen e ëndrrës së tyre evropiane-u shpreh Basha.

Zoti Basha ka garantuar të gjithë anëtarësinë, se në drejtimin e PD prej tij, vendimmarrja do të jetë atribut i anëtarëve të PD.

Çdo anëtar i PD, nga themeluesi, tek qëndrestari dhe anëtari më i ri do të kenë akses të plotë, të thonë hapur mendimin e tyre, për çdo çështje që i takon PD. Nuk mund dhe nuk do të mjaftohemi më në pikëpamjen time, me vendimmarrje që janë të mbyllura, të ngushta, të kufizuara por duhet tia rikthejmë atributet e plota sovranit në Partinë Demokratike, që janë anëtarët dhe anëtaret e PD- vijoi ai.

Ndërkohë kandidati tjetër Sokol Olldashi u ndal në Shijak ku deklaroi se riorganizimi i partisë dhe krijimi i një opozitë të fuqishme do ta rikthejë PD-në sërish në pushtet. Ai ka ritheksuar se duhet të forcohen marrdhëniet me mbështetësit e saj kryesorë, të përndjekurit politikë, pronarët, të rinjtë, bota akademike dhe biznesin. Por ndryshe nga herët e tjera ai ka renditur avantazhet e tij kundrejt Bashës.

Unë e njoh strukturën e PD-së shumë mirë, sepse kam hyrë në Partinë Demokratike si militant, siç keni hyrë dhe ju dhe pastaj kam ngjitur dhe kam zbritur shkallët dhe sa kam arritur këtu ku jam.Avantazhi i dytë që kam në këtë garë është eksperienca opozitare. Të gjitha ata që janë anëtarë të vjetër të Partisë Demokratike dhe militantë të vjetër, e dinë se një parti në opozitë vepron krejt ndryshe nga një parti në pushtet. Avantazhi i tretë është të qenit në parlament. Debati politik atje ka arenën dhe atje duhet të zhvillohet. Ne e kemi parë këto vite, kur ne kemi qenë në pushtet se sa i pabarabartë ka qenë debati në parlament. Ju të gjithë e dini që në asnjë ditë të vetme, në asnjë seancë të vetme Sali Berishën, nuk e konkurroi kush në parlament. Sepse nuk kishte asnjë autoritet që ti dilte përball Berishës. Tani duhet të shikojmë inversin, aty do të jetë kryeministri i atyre dhe duhet që patjetër aty të jetë kryetari i ri i opozitës. E fundit që është avantazh, është koha. Unë e kam gjithë kohën në dispozicion të reformës dhe rikonstruktimit të partisë, dhe Partia Demokratike në këto moment ka nevojë për shumë kohë, sepse ka nevojë për shumë reformime dhe rikonstruktime, të cilat duhet të ndiqen

Ndërkohë një ditë më parë ai zhvilloi takime në njësitë e kryeqytetit, ku edhe aty kërkoi votnë për kryetar partie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›