E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, dhunonte dhe kërcënonte prindërit me armë, arrestohet

LEZHE – Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një person, i cili kërcënonte dhe dhunonte prindërit e tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Fatmir Delia është arrestuar paraditen e sotme në banesën e tij, në fshatin Rrilë të Lezhës, pas një kallëzimi që prindërit e tij kishin bërë në komisariat.

Mësohet se Delia i dhunonte pa shkak të prindërit e tij, dhe i kërcënonte se do t’i vriste me një armë, tip pistoletë TT.

Në momentin e arrestimit, policia sekuestroi edhe armën, të cilën i akuzuari e mbante pa leje në banesë.

Rastet e dhunës në familje janë bërë të përditshme kohët e fundit në vend. Në shumë raste dhuna ka degjeneruar deri në veprime ekstreme, duke shkaktuar viktima.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shtatzëna: Im shoq më rrihte nga xhelozia, tentoi të më digjte me dy fëmijët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›