E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet se abuzoi seksualishttë bijën, arrest me burg babait

TIRANE- Babai 39 vjecar i akuzuar për abuzime seksuale ndaj vajzës së tij 9 vjecare nuk pranoi para gjykatës akuzat e ngritura nga prokuroria për "kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur në gjini dhe kujdestari". Genci Mollaymeri është përballuar me gjyqtaren e gatshme Kaçe Agolli, për t'u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Ai ka pretenduar se nuk ka abuzuar me vajzën dhe nuk ka kryer akte të tilla, duke akuzuar bashkëshorten se ka stisur të gjithë historinë me qëllim për ta dërguar atë pas hekurave.

Por prokuroria, përmes provave të paraqitura e bindi gjykatën të vendosë masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Genci Mullaymerit, duke argumentuar se ka prova që e implikojnë atë në krimin e rëndë brenda në familje.

Babai i tre fëmijëve, ku më e madhja 9-vjeçare, përfundoi në pranga tri ditë më parë, pasi dyshohet se veç keqtrajtimeve që i bënte bashkëshortes, ka përdhunuar dhe vajzën e mitur. Problemet në familjen Mullaymeri kanë nisur prej disa kohësh.
Në gjykatë ka pasur dhe një kërkesë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes nga ana e të shoqes së tij, e cila pretendonte se bashkëshorti e keqtrajtonte.

Akuza e rëndë ndaj Genci Mullaymerit është ngritur pas dëshmisë që i është marrë vajzës në praninë e së ëmës dhe psikologes. Vajza 9-vjeçare do të ekzaminohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore, të cilët do të vërtetojnë nëse ajo është abuzuar seksualisht. Nëse një fakt i tillë vërtetohet, atëherë 39 vjecari rrezikon të dënohet të paktën 15 vjet burg.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›