E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jorge Pardo, xhaz në Shkodër

Festivali Koncerti i Jorge Pardo në Festivalin e Xhazit të Shkodrës 2010

Në kuadër të Festivalit të Xhazit të Shkodrës 2010, do të jetë i ftuar edhe artisti spanjoll Jorge Pardo. Një nga figurat më përfaqësuese të muzikës flamengo-xhaz do të mbajë sot, ora 18.30 një koncert në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Jorge Pardo lindi në Madrid më 1956-n dhe që në hapat e tij të parë ka pasur mbështetjen e mjeshtërve të mëdhenj si Camaron dhe Paco de Lucia. Stili i tij i ndryshëm dhe personal i një përzierje flamengo-xhaz e ka kthyer atë në një pikë referimi të panoramës muzikore aktuale e që tani po i paraqitet publikut shqiptar për t’u njohur me këtë gjini muzikore unike. Ambasada e Spanjës vazhdon të bashkëpunojë me Festivalin e Xhazit të Shkodrës me objektivin për të krijuar një bashkëveprim kulturor në mes të artistëve të vendeve të ndryshme të Europës, duke mbështetur bashkëveprimin mes muzikantëve të kombësive të ndryshme dhe atyre lokalë në një ambient tashmë të konsoliduar.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›