E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS feston sot19 vjetorin, aktivitetee mbrëmje festive

TIRANE- Socialistët festojnë sot 19-vjetorin e krijimit te partisë së tyre. Mediat informojnë se kryetari Edi Rama ka zgjedhur një ambient jashtë Tiranës për të festuar Partisë bashkë me drejtuesit dhe deputetët PS. Në mbrëmje ata do të mblidhen në një nga lokalet në qytetin Lezhës, ndërsa festime do të ketë në të gjitha rrethet e vendit. Janë menduar organizime simbolike me rastin e kësaj dite. Deputetë të grupit parlamentar të PS janë shpërndarë gjatë paradites në zonat e tyre elektorale dhe në bashkëpunim me strukturat drejtuese të degëve të partisë në rrethe, pritet të mbajnë takime të veçanta për t'i uruar njeri-tjetrit, por edhe anëtarësisë 19-vjetorin e e partisë.
Ndërsa në mbrëmje ata do të mblidhen të gjithë në Lezhë. Për organizimin e kësaj mbrëmjeje festive janë kujdesur strukturat lokale të partisë për Lezhën në bashkëpunim me partinë në qendër.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›