E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Arabiya: 10 mijë të vdekur në Libi

Shifra kontradiktore vijnë për numrin e viktimave, të mbetur të vdekur në protestat e dhunshme në Libi. Rreth 10 mijë viktima është numri i tyre që nga nisja e protestave kundër regjimit të Muarmar Gedaff. Lajmin e ka bërë të ditur, nëpërmjet televizionit Al Arabia, përfaqësuesi i Libisë në Gjykatën Penale ndërkombëtare Sayed Al Shanuka.

Duke folur nga Parisi, Al Shanuka, ka deklaruar se numri i të plagosurve mund të shkojë deri në 50 mijë. Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, tha se bazuar në informacionet e Ambasadës së Italisë në Tripoli, lideri libian, Muamer Gadafi, ka humbur kontrollin ndaj provincës lindore Sirenaika.
 

Fratini beson se shifrat për 1,000 të vrarë nga shtypja e protestuesve janë reale.
Diplomati italian shprehu shqetësimin se afro 300 mijë emigrantë nga Libia mund të arrijnë në Itali, për shkak të trazirave.
 

"Ne po përballemi me një situatë të rëndë që është bërë edhe më serioze nga fjalimi i mbrëmshëm i Muamer Gadafit", tha Fratini.
Dëshmi shokuese, ndaj numrit të të vdekurve kanë ardhur edhe nga mjekë francezë të cilët kanë mbërritur në Bengazi, duke njoftuar se në protesta vetëm në këtë qytet kanë mbetur të vdekur rreth 2 mijë persona.
 

Ndërsa ish Ministri i Drejtësisë në Libi i cili dha dorëheqjen në shenjë revolte, kundër dhunës, ka deklaruar se tragjedinë në qytetin e Lockebie, ku mbeten të vdekur 270 persona e shkaktoi vetëm Muamar Gedaff.
Por Brukseli ka deklaruar se është i gatshëm për të angazhuar në një përballje të forcës me Tripolin, me synimin e vetëm që të ndalojë lumin e gjakut të shkaktuar nga Gedaff, sipas tyre. " Është një çështje për raportet e forcës" ka deklaruar zëdhësi i qeverisë së unionit Oliver Bailly.
 

Situata në Libi ka kaluar çdo limit të dhunës, të shfaqura në protestat e tjera në vendet e saj fqinje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›