LDK Antikushtetues votimi per presidentin

Një ditë pas miratimit të presidentit dhe qeverisë së re, Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron si jokushtetues votimin e një dite më parë në sallën e parlamentit në Prishtinë. LDK ka vlerësuar se në bazë të zhvillimit të seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku është votuar për presidentin, “është shkelur Kushtetuta e Kosovës”.
“LDK-ja, institucionet e dala nga seanca e djeshme, i konsideron jolegjitime. Për këtë ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të kërkuar mendimin e kësaj gjykate se a është shkelur kushtetuta apo jo”, është shprehur për Radion Evropa e Lirë përgjegjësi për informim i LDK-së, Kujtim Shala. Megjithatë I njëjti burim nuk skatësoi se kur do të bëhet kjo kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.