E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Gore nën akuzë dhunimi

Masazhierja:”kërkonte marrëdhënie me mua” Ish presidenti amerikan do të shpallë divorcing në 1 korrik

Al Gore ish zëvendëpresidenti amerikan është akuzuar për “kontakt të padëshiruar seksual” nga jë terapiste masazhesh. Gruaja pretendon se ngjarja ka ndodhur në një hotel në tetor të vitit 2006. Por ndërkohë nuk janë ngritur akuza për shkak të mungesës së fakteve. Një avokat që përfaqëson akuzuesen ka kontaktuar policinë që në vitin 2006 dhe gruaja e cila nuk është identifikuar ka refuzuar që të intervistohet nga dedektivët dhe nuk deëshiron që hetimi të vazhdojë. Megjithatë ajo ka kontaktuar edhe persoanlisht me policinë në vitj 2009 dhe ka dhënë një deklaratë në të cilën akuzon Al Gore I cili sipas saj kishte dashur të kryente me të marëdhënie sekuale gjatë një takimi terapie në Hotel Lucia në të cilin ish zëvendëspresidenti ishte regjistruar me emër të rremë. Pqër herë të parë akuzat janë publikuar në shtypin amerikan ditën e markurë dhe gazeta që I ka botuar “National Enquirer ka thënë se e akuzuara është një 54 vjeçare . Zëdhënësja e familjes Al Gore ka bërë të ditrur se ish zëvendëspresdienti nuk ka komente për të bërë në lidhje me publikimin e këtij lajmi dhe se I vetmi lajm që familja ka dhënë është ai I dnarjes së çiftit Gore në 1 korrik. Sipas një raporti të policisë së vitit 2007 incidenti për të cilin flet gruaja ka ndodhur në 24 tetor të vitit 2006. Atë ditë Gore ishte në Portland për të mbajtur një fjalim për ngrohjen globale dhe çështje të tjera të mjedisit me të cilat është marrë që pas ikjes nga roli politik. Sipas raportit të policisë, gruaja I ka ndërprerë lidhjet me policinë në dhjëetor tëp o atij viti dhe avokati e argumentoi një gjë të tillë si një vendim për ta zgjidhur çështjen në mënyrë civile. “Ky rast është “pastruar” sepse e akuzuara ka tërhequr akuzën dhe nuk dëdhiron që të bashkëpunojë më me policinë “ thuhet në dosjen e kësaj çështjeje të mbyllur në atë kohë.

Por çështja u rihap në janar të vitit 2009. Dedektivët e morën në pyetje gruan dhe vendpsën që nuk kishte prova të mjaftueshme për ta mbështetur vazhdimine hetimeve. Por siaps dosjes gruaja ka dfëshmuar për përdorim të forcës nga ana e ish Presidntit amerikan I cili donte që të kryente marëdhënie me masazhieren e tij. Gruaja që nuk donte të bënte një skandal nuk e njoftoi menjëherë policinë por më pas e denoncoi rastin dhe tani kërkon që ta bëjë çështjen publike edhe për mediat.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›