Irak, 18 të vrarë nga sulmet në Qerbela

Një autobombë vrau sot 18 pelegrinë, në sulmin e fundit kundër shiitëve, të cilët po shënojnë ritet fetare në qytetin e shenjtë irakian, Qerbela.
Autoritetet kanë njoftuar se 13 persona janë plagosur pasi një veturë shpërtheu pranë autobusit me pelegrinë në periferi të Qerbelasë, 90 km në jug të Bagdadit.
Bomba e dytë u zbulua aty pranë dhe u shkatërrua para se të shpërthente.