E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Hashemi viziton Katarin

Nënpresidenti irakian në arrati Tarik al-Hashemi ka arritur në Katar, në atë që agjencia shtetërore e lajmeve e këtij shteti e ka quajtur si “vizitë zyrtare”.

Vizita e papritur e Hashemit, shënon udhëtimin e parë jashtë vendit, që kur është strehuar në rajonin gjysmëautonom kurd për t`u mos arrestuar, pasi autoritetet e Irakut lëshuan një fletarrëstim për të në muajin dhjetor.

Al-Hashemi është zyrtari më i lartë sunit i Irakut.

Autoritetet e akuzojnë atë për drejtimin e grupeve vrasëse kundër pelegrinëve shiitë, zyrtarëve qeveritarë dhe forcave të sigurisë.

Ai i i hedh poshtë akuzat, për të cilat thotë se janë të motivuara politikisht. Katari ka ngritur zërin kundër asaj, që e ka quajtur margjinalizim të minoritetit sunit të Irakut.

Ministria e Brendshme e Irakut ka kërkuar muajin e kaluar nga liderët kurdë që ta arrestojnë al-Hashemin, para se ai të largohej nga vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›