Organizatat e veteranëve të UÇK: Serbia shtet kriminal

Mbi arrestimin e dy policëve kosovarë nga xhandarmëria serbe kanë reaguar edhe organizatat e dala nga lufta çlirimtare në Kosovë.
Në një deklaratë për mediat organizatat e dala nga UÇK nuk befasohen nga akti më i fundit i Serbisë, që sipas tyre do të mbetet edhe për shumë kohë, shtet kriminal.
“Përcaktimi i Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së do të jetë gjithnjë i orientuar drejt bashkimit të shqiptarëve në një shtet”, thuhet në deklaratën e këtyre organizatave.
Ato i kërkojnë nga KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës që të rrisin kapacitetet e veprimit në pikat kufitare, me qëllim që të jenë sa më efikasë në moslejimin e akteve poshtëruese.
Organizatat e veteranëve të UÇK-së i bëjnë thirrje forcave politike në Kosovë të jenë të matura e të angazhohen bashkërisht në tejkalimin e situatës.
Ato shpresojnë në lirimin e shpejtë të policëve dhe në mospërsëritjen e incidenteve të tilla.